Çfarë I Shkakton Gurët Në Veshka?

Qëndroni të hidratuar

Kur nuk pini mjaftueshëm lëngje veshkat tuaja prodhojnë më pak urinë, duke e bërë këtë të fundit më të përqëndruar dhe me tendecën për të formuar gurë. Pini 10 deri në 12 gota lëngje dhe të paktën gjysma e tyre duhet të jenë gota uji.

Gurët Në Veshka

Kufizoni sasinë e kripës

Dieta e dobët dhe kequshqyerja lidhen ngushtë me krijimin e gurëve në veshka. Natriumi çon në rritjen e kalciumit në urinë. Përpiquni të hani shëndetshëm, mbani larg tavolinës kripën, shmangni ushqimet e konservuara.

Reduktoni nivelin e fruktozës

Sasia e lartë e fruktozës e gjendur kryesisht në ushqimet e përpunuara mund të ndikojë në krijimin e gurëve në veshka. Për të parandaluar formimin e gurëve në veshka rekomandohet reduktimi i këtyre ushqimeve me përmbajtje të lartë të fruktozës.

Konsumoni më shumë agrume

Shtimi i agrumeve në dietën tuaj të tilla si: limoni, portokalli, qitro apo mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka.

Konsumoni ushqime të pasura me kalcium

Ndryshe nga çfarë mund të mendohet, marrja e kalciumit mund të ndihmoj në parandalimin e riformimit të gurëve në veshka. Kombinimi i ushqimeve të pasura me kalcium si qumështi, kosi ose djathi mund t’ju ndihmojë me gurët prej kalciumi dhe oksalati.

Bëni aktivitet fizik dhe mbani nën kontroll peshën e trupit

Obeziteti është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit dhe kjo e fundit është një ndër faktorët e riskut për shfaqjen e gurëve në veshka. Obeziteti është në rritje në vitet e fundit, kjo për shkak të konsumit të ushqimeve të shpejta e të procesuara, që po ashtu ndikojnë edhe në riskun e formimit të gurëve në veshka, për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës çka rrit sasinë e kalciumit në urinë.

1 thought on “Çfarë I Shkakton Gurët Në Veshka?”

Leave a Comment