Diabeti Insipid

Kur flasim për diabetin i referohemi zakonisht një gjendje patologjike të karakterizuar nga ndryshimi i metabolizmit të sheqernave, me pasoja të shfaqjes së një glicemie të lartë dhe simptomave të tjera të lidhura me të.

Diabeti Insipid

Diabeti Insipid është një çrregullim i pazakontë që shkakton një çekuilibër të lëngjeve në trup. Ky çekuilibër ju çon në prodhimin e sasive të mëdha të urines, pra niveli i glukozës në gjak është normal, ashtu si metabolizmi dhe transporti në organizëm, por problemi është tek paaftësia e veshkave për të ripërthithur lëngjet gjatë formimit të urinës, që për pasojë bëhet më e bollshme në sasi.

Diabeti Insipid dhe simptomat

• Etje e vazhdueshme
• Prodhim i sasive të mëdha të urinës së zbehtë
• Shpesh nevojë për t’u ngritur për të urinuar gjatë natës
• Preferimi i pijeve të ftohta
• Nëse gjendja juaj është serioze dhe pini shumë lëngje, mund të prodhoni deri në 20 litra (rreth 19 litra) urinë në ditë.

Diabeti Insipid dhe simptomat tek fëmijët

Etja e tepërt mund të jetë e vështirë të njihet tek foshnjet, të cilët e shfaqin në formën e të qarës pa pushim, nervozizmit, rritjes së ngadaltë, rritjes së temperaturës së trupit, humbje peshe të pashpjegueshme. Tek fëmijët pak më të ritur simptomat e diabetit insipid përfshijnë urinimin në shtrat, humbje të oreksit dhe lodhje.

Komplikimet

• Dehidratim. Dehidratimi mund të shkaktojë:
• Gojë e thatë
• Ndryshimet në elasticitetin e lëkurës
• Etje
• Lodhje
• Mosbalancim i elektroliteve

Diabeti Insipid dhe trajtimi

Trajtimi është tërësisht me medikamente. Në diabetin insipid qëndror është e mjaftueshme në shumicën e rasteve ti sigurohet organizmit ADH e jashtme, në format më të lehta kërkohet thjetsht të rritet sasia e lëngjeve të konsumuara për të kompensuar ato që humbin për të shmangur rrezikun e dehidratimit.

Në rastin e diabetit insipd nefrogjen mund të përdoren mjekime diuretike në gjendje të balancojnë funksionimin e veshkave në mënyrë që të jetë sa më afër asaj të një pacienti normal, shpesh shoqëruar me disa këshilla për regjimin ushqimor për të reduktuar humbjen e lëngjeve.

Leave a Comment