Si duhet trajtuar Sindromi metabolik?

Sindromi metabolik është një grup i gjendjeve, presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve, që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.

Sindromi metabolik

Sindromi metabolik dhe simptomat qe shfaqen

Shumica e çrregullimeve të shoqëruara me sindromën metabolike nuk kanë simptoma, edhe pse një perimetër i madh i belit është një shenjë e dukshme. Nëse sheqeri në gjak është shumë i lartë, mund të keni shenja dhe simptoma të diabetit – përfshirë etjen dhe urinimin e shpeshtë, lodhjen dhe shikimin e turbullt.

Ka disa faktorë që rrisin mundësinë për të patur sindromin metabolik:


• Mosha. Sindromi metabolik rritet me rritjen e moshës.
• Mbipesha. Mbajtja e një peshe shumë të madhe, veçanërisht në barkun
tuaj, rrit rrezikun e sindromës metabolike.
• Diabeti.
• Sëmundje të tjera. Rreziku juaj i sindromës metabolike është më i lartë
nëse keni pasur ndonjëherë sëmundje të mëlçisë të dhjamosur
joalkoolike ose apnea e gjumit.

Komplikimet

Sindromi metabolik mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të:

Diabetit. Nëse nuk bëni ndryshime të stilit të jetës për të kontrolluar peshën tuaj të tepërt, e cila mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, nivelet e glukozës tuaj do të vazhdojnë të rriten. Pastaj te ju mund të zhvillohet diabeti. Sëmundja kardiovaskulare. Kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut mund të kontribuojnë në formimin e pllaqeve në arteriet tuaja. Këto pllaqe mund të ngushtojnë dhe t’i ngurtësojnë arteriet, çka mund të çoj në një atak në zemër ose goditje në tru.

Diagnoza

Disa organizata kanë kritere për diagnostikimin e sindromës metabolike. Sipas udhëzimeve të përdorura nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, ju keni sindromë metabolike në qoftë se keni tri ose më shumë nga këto karakteristika, ose jeni duke marrë ilaçe për t’i kontrolluar ato:

Perimetri i madh i belit – një bel i cili matet të paktën 89 cm për femra dhe 102 cm për meshkujt

Niveli i lartë triglicerideve – 150 mg/dl, ose 1.7 mmol/L ose më e lartë i këtij lloji të yndyrës në gjak.

Lipoproteina kolesterolike me densitet të lartë (HDL) e reduktuar – më pak se 40 mg/dL (1.04 mmol/L) te meshkujt ose më pak se 50 mg/dL (1.3 mmol/L) te femrat, e këtij kolesteroli “të mirë”.

Rritja e presionit të gjakut – 130/85 mmHg ose më i lartë

Sheqeri në gjak i rritur në esëll – 100 mg/dL (5.6 mmol/L) ose më i lartë.

Mjekimi

Nëse ndryshimet agresive të stilit të jetës të tilla si dieta dhe ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme, mjeku juaj mund të sugjeroj medikamente për të ndihmuar kontrollimin e presionit të gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të glukozës në gjak.

Leave a Comment