Neuropatia periferike

Neuropatia periferike, ndodh si rezultat i dëmtimit të nervave periferikë. Shpesh shkakton dobësi, mpirje dhe dhimbje, zakonisht në duar dhe këmbë, por mund të ndikojë edhe në zona të tjera të trupit tuaj. Sistemi nervor periferik dërgon informacion nga truri juaj dhe palca kurrizore (sistemi nervor qendror) në pjesën tjetër të trupit. Nervat periferikë gjithashtu dërgojnë informacione shqisore në sistemin nervor qendror.

Neuropatia periferike

Neuropatia periferike mund të rezultojë nga dëmtime traumatike, infeksione, probleme metabolike, shkaqe të trashëguara dhe ekspozimi ndaj toksinave. Një nga shkaqet më të zakonshme është diabeti.

Neuropatia periferike dhe shenjat e saj

Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë:

• Fillimi gradual i mpirjes, pickimit ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë ose duar,
• Dhimbje të mprehtë, goditje, pulsuese ose djegëse
• Dhimbje gjatë aktiviteteve që nuk duhet të shkaktojnë dhimbje,
• Mungesa e ekuilibrit
• Dobësia e muskujve
• Paralizë nëse preken nervat motorikë

Neuropatia periferike mund të prekë një nerv (mononeuropatia), dy ose më shumë nerva në zona të ndryshme (mononeuropati e shumëfishtë) ose shumë nerva (polineuropati).

Faktorët e rrezikut përfshijnë:

• Diabeti.
• Abuzimi me alkoolin.
• Mangësitë e vitaminave, veçanërisht kompleksin e vitaminës B.
• Infeksione, të tilla si sëmundja Lyme, herpes, virusi “Epstein-Barr”.
• Hepatiti B dhe C, dhe HIV.
• Sëmundje autoimune, të tilla si artriti reumatoid dhe lupusi, në të cilin sistemi juaj imunitar sulmon indet tuaja.
• Çrregullime të veshkave, mëlçisë ose tiroides.
• Çrregullimet e palcës së kockave.
• Ekspozimi ndaj toksinave.
• Lëvizja e përsëritur.
• Histori familjare e neuropatisë.

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm ofron shansin më të mirë për kontrollimin e simptomave dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme të nervave periferikë.

Leave a Comment