Kolesteroli “i keq” (LDL), si të kuptojmë vlerat e analizës dhe çfarë duhet të bëjmë

LDL është akronima angleze që mund të përkthehet si “lipoproteinë me densitet të ulët”, pra një grup proteinash të përfshira në metabolizmin e kolesterolit, të njohura për ndikimin e tyre negativ në patogjenezën e aterosklerozës. Në gjuhën e përditshme ne e quajmë “Kolesteroli i keq”.

Kolesteroli

 

Nga këndvështrimi kimik lipoproteinat janë përbërës organikë të formuar nga bashkimi i një proteine me një pjesë lipidesh (yndyre), dhe ato me densitet të ulët posaçërisht (LDL) karakterizohen nga një densitet specifik midis 1,006 dhe 1.063 g / ml. Në organizmin tonë lipoproteinat janë të organizuara si përbërës me peshë të lartë molekulare dhe përmasa të mëdha, pasi përveç proteinës dhe pjesën strukturore të lipideve kanë dhe një seri molekulash të tjera si kolesteroli i lirë, trigliceridet.

PSE DUHET MATUR SASIA NË GJAK?

Përqëndrimi në gjak i lipoproteinave me densitet të ulët, LDL, është e lidhur në mënyrë të drejt për drejtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare qoftë akute dhe kronike; pra janë një faktor rreziku dhe vlerësimi i tyre është thelbësor në konktekstin e parandalimit:

 

  • Parësore (studimi i patologjisë që synon shmangien e një ngjarje akute)
  • Dytësore (studimi i patologjisë synon një diagnozë të hershme)
  • Tretësore (studimi i patologjisë synon shmangien e përsëritjes së ngjarjes)

Një sasi e madhe e LDL (kolesteroli i lartë) lehtëson formimin e pllakave atersklerotike, apo lezioneve vaskulare të karakterizuara nga depozitimi i kolesterolit në muret e brendshme të vazave të gjakut dhe që janë të përfshira fuqimisht në patogjenezën e patologjive:

  • Infarkti i miokardit
  • Ikutis cerebral
  • Sulmi ishemik tranzitor
  • Arteriopatia shkatërruese e gjymtyrëve të poshtëm
  • Tromboembolia

VLERAT NORMALE

Në vlerësimin e profilit lipid koncepti “vlera normale” mund të jetë i papërshtatshëm dhe sjell konfuzion: ndryshe nga e shkuara nuk ka më vlera që konsiderohen normale dhe në veçanti për LDL nuk ka kufijë të poshtëm.

Vlerat e larta

Sipas udhëzimeve të fundit të shoqërisë evropiane të kardiologjisë (ESC2019) duhet të konsiderohen vlera patologjike të LDL:
Më të larta se 160 mg/dl- realisht të larta
Përfshirë mes 100 dhe 159 mg/dl- vlerat e kufirit

Vlerat e dëshirueshme

Sipas udhëzimeve të fundit të shoqërisë evropiane të kardiologjisë (ESC2019) duhet të konsiderohen vlera patologjike të LDL më të ulëta se:
116 mg/dl tek personat që nuk kanë faktorë rreziku
100 mg/dl në subjektet me rrezik të moderuar kardiovaskular
70 mg/dl dhe në çdo rast reduktim 50% e vlerave bazë në personat me rrezik të lartë kardiovaskular
55 mg/dl dhe në çdo rast reduktim 50% e vlerave bazë në personat me rre

ezik shumë të lartë kardiovaskular

Mes faktorët e rrezikut kujtojmë moshën e avancuar, gjinia mashkullore dhe histori familjare.

Përsa i përket stilit të jetës:

Një regjim ushqimor i disbalancuar dhe me shumë kalori– përmbajtja e kolesterolit të disa ushqimeve me yndyrna tipike i bën ato të dëmshme në kuptimin e rrezikut kardiovaskular.

Aktivitet i pamjaftueshëm fizik dhe jeta sedentare– ndikon në mënyrë domethënëse në nivelin qarkullues të LDL dhe triglicerideve;

Obeziteti– personi obez konsumon ushqime superkalorike dhe të pasura me lipide, që çojnë në rritjen e LDL dhe triglicerideve.

Konsumi i vazhdueshëm i alkoolit– madje dhe në doza pak më shumë se dy njësi ditore, alkooli shkakton ndërhyrje metabolike që çojnë në rritje të nivelit qarkullues të kolesterolit dhe triglicerideve;

Duhanpirja– acroleina që ndodhet në tymin e cigares ndalon aktivizimin e HDL.

Vlerat e ulëta

Sipas të dhënave të sotme të pranishme në literaturë nuk ka ndonjë limit të poshtëm: koncepti themelor në këtë kuptim është se të prekurit nga faktorë të shumtë të rrezikut duhet të reduktojnë sa më shumë të jetë e mundur përqëndrimin në gjak të LDL: the lovver, the better (sa më i ulët, aq më mirë).

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ANALIZË

Pirja e alkoolit në 24 orët para marrjes së kampionit të gjakut mund të ndikojë në rezultatin e analizave, prandaj këshillohet të ndërprisni konsumin para marrjes së kësaj analize. Disa ilaçe mund të ndikojnë në rezultatin e analizës për shkak të një metaboliti të degradimit të tyre të quajtur N-acetil-p-benzochinone imine; mes tyre tra më të përdorur janë:
Paracetamoli (Takipirina)
n-acetilsteina (Fluimucil mukolitik)
Metamizol (Novalgina)

Preferohet,megjithëse nuk është e nevojshme që pacienti të jetë esëll 12-14 orë para se të merret analiza e gjakut.

KUR KËRKOHET ANALIZA

Në veçanti kjo analizë është e nevojshme tek pacientët që kanë faktorë të shumëfishtë të rrezikut kardiovaskular, ato që kemi përmendur më lart. Për këtë analzië nuk kërkohet asnjë përgatitje specifike.

Leave a Comment