Lëkura e bebeve: Si ta mbrojmë nga i ftohti?!

Jemi në stinën e dimrit, dhe e para që vuan pasojat e të ftohtit është lëkura. Në veçanti lekura e bebeve duke qënë se është shumë e ndjeshme mund të thahet nga i ftohti dhe të plasaritet. Për më tepër që foshnja mund të gërvishtet dhe kjo mund të favorizojë shfaqjen e ekzemave.

Lëkura e bebeve eshte delikate: Ja cfare duhet te bejme?!

Lëkura e bebeve

Përdorni krem kur nxirrni fëmijën për shëtitje. Kujdesuni që pjesët e ekspozuara, si fytyra dhe duart të jenë të hidratuara. Nëse i vogli ka një lëkurë të thatë kremi mund të përdoret edhe dy ose tre herë në ditë, të paktën deri në përmirësimin e lëkurës.

Duhet të mbroni edhe buzët

Nëse i foshnja do të qëndrojë për disa orë në ajër të ftohtë, edhe buzët e tij duhet të lyhen me kremëra specifikë të cilët gjenden në farmaci.

Ndryshimet e temperaturave

Përveç përdorimit të produkteve specifike, megjithatë, masa të tjera gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës delikate të foshnjës nga i ftohti apo luhatjet e papritura të temperaturës. Është mirë që të shmangen ambientet me ndryshime të ndjeshme të temperaturave. Gjithmonë në lidhje me temperaturën, është mirë të mos i mbuloni teper fëmijët, përndryshe ata do të djersiten, lëkura e bebeve do te acarohet dhe madje të infektohet.

Për sa i takon veshjeve, mos përdorni kurrë të leshta dhe sintetike në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, sepse ato mund të jenë irrituese. Pambuku është materiali ideal.

Banja po, por me disa masa paraprake

Disa besojnë se duhet të shmangen pasi ekziston rreziku i tharjes së mëtejshme të lëkurës. Në fakt, edhe pse bebet nuk kanë nevojë për një pastrim të madh, banjat janë një moment loje dhe kontakti me prindërit, përveçse kanë një funksion relaksues.

E rëndësishme është të jetë e shpejtë, me ujë jo shumë të nxehtë, dhe me një sapun apo shampo pa shkumues, pa parfum dhe pa paraben. Pas banjës, lëkura e foshnjës duhet të thahet mirë me një peshqir të butë dhe të masazhohet me një shtresë të hollë kremi hidratues. Kujtoni se nëse aplikohet në lëkurën e lagur ajo do të thithë më shumë.

Leave a Comment