Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Wellteen Her Plus

    ALL2,000.00
    Quantity

    Suplement i avancuar për adoleshente dhe femra të reja

    Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një dietë të shëndetshme dhe të balancuar është thelbësore por nuk është prioritet në një stil jete si i adoleshentëve.

    Wellteen Her ështe zhvilluar veçanërisht për adoleshentet dhe femrat e reja të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Carnitine, ekstrakt të farave të rrushit dhe ekstrakt boronice plus një kapsulë Omega-3. Omega-3 siguon DHA e cila ndihmon në një funksionim të mirë të trurit.

    Adoleshentët dhe dieta

    Një marrje e mirë ushqimore gjatë adoleshencës ndihmon në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentët kanë nevojë të kenë vitamina dhe minerale të nevojshme për të siguruar zhvillim të shendetshëm gjatë periudhës së rritjes, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në trupat e tyre. Këto vite janë më të rëndesishmet në ndryshimet hormonale, dhe patjetër stresi emocional.

    Shëndeti i femrës

    Wellteen Her Plus është një formulë e balancuar me kujdes që ndihmon në vitalitet dhe mirëqënie. Ajo siguron vitaminën B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Ajo gjithashtu përfshin hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Statistikat tregojnë që dieta e adoleshentëve është e ulët në shumë vitamina përfshirë hekurin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për femrat e reja pasi hekuri bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë pubertetit, kur nis cikli menstrual.

    Shikimi dhe funksioni i trurit

    Wellteen Her Plus siguron kapsula Omega-3 EPA/DHA. Vaji i peshkut me përqendrim të lartë Omega-3 siguron DHA (Docosahexaenoic acid) që kontribuon në një funksionim të mirë të trurit dhe shikimit. I prodhuar me standartet më të larta, duke përdorur distilimin molekular të avancuar për një pastërti të shtuar.

    Wellteen Him përfshin zinkun, hekur, jod që kontribuon në një funksionim normal konjitiv, ndërkohë që acidi pantotenik ndihmon në një performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim gjatë kohës së studimit. Hekuri ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës si dhe kontribuon në transportin e oksigjenit në trup.

    Reduktimi i lodhjes dhe rritja e imunitetit

    Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Him përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C  të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.

    Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Him ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport.

    Shëndeti i kockave

    Kërkimet shëndetësore tregojnë që edhe një periudhë e shkurtër e një dietë shumë strikte gjatë viteve të adoleshencës mund të çojnë në uljen e densitetit të kockës, që mund të japin kocka të dobëta në moshë më të vonë. Midis moshës 12-17, përcaktohet deri në 90% e kockave të të rriturve, kështu që kjo nuk është koha për të kufizuar marrjen e kalciumit ose vitaminës D të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave.

    Wellteen Her përfshin vitaminë D dhe minerale si magnezium dhe zink që kontribuojnë në një shëndet të mirë të kockave. Vitamina D gjithashtu ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

    Udhëzime mbi përdorimin

    Këshillohet marrja e një tablete dhe një kapsule në dite me vaktin tuaj kryesor. Mos e tejkaloni dozën e duhur ditore. Mos e merrni me stomak bosh.

    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa gluten
    • Pa konservantë
    • Pa kripë ose maja
    • Wellteen nuk është testuar në kafshë
    100 Items