Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Solgar – Advanced Multi-Billion Dophilus

    ALL5,020.00
    Quantity

    Personat me imunitet të dobësuar apo me probleme të dukshme të shëndetit të lëkurës, siç janë alergjitë, shpeshherë as nuk e mendojnë që diçka nuk është në rregull me shëndetin e zorrëve të lyre. A e dini që madje 70% e qelizave imunologjike gjendet në zorrë?

    Lodhja e përgjithshme, humbja e oreksit, infeksionet, problemet e lëkurës dhe alergjitë, fryrja, konstipacioni (kapsllëku), diarrea – janë simptoma të cilat qartë tregojnë për disbakterozë, domethënë për çrregullim të florës bakteriale te zorrëve.

    Janë të njohur faktorët të cilët mund të jenë shkaktarë të dëmtimit apo çrregullimit të florës bakteriale. Para së gjithash, janë barnat – antibiotikët, kimioterapeutikët, antituberkulostatikët, tabletat kundër shtatzënisë ndjekur ngar nga mjedisi, ushqimi jo i mirë, infeksionet, alergjitë, mikroorganizmat, plakja, stresi etj.

    Prandaj, në ditët e sotme të kohës së ushqimit të shpejtë, jo te mirë, ushqimit në këmbë dhe kalimthi, situatave të shpeshta stresuese, ndotjes së mjedisit dhe reaksioneve alergjike gjithnjë e më të shpeshta, pyetja kryesore është – si mund ta ripërtërijmë shpejt dhe në mënyrë efikase mikroflorën natyrale të zorrëve?

    Pothuajse është i nevojshëm konsumimi i përditshëm i probiotikëve dhe kulturave probiotike në mënyrë që zorrëve dhe organizmit ti kthehet shëndeti i mirë dhe forca e imunitetit. Hulumtimet tregojnë që furnizimi i përditshëm me kultura probiotike ndikon fuqishëm në shëndet të mirë. Vetëm në mënyrë të tillë mund të optimizohet baraspesha e mikroflorës së zorrëve dhe të ndihmohen bakteret e mira që ndihmojnë organizmin tonë.
    Te personi i shëndoshë, flora bakteriale e zorrëve përbëhet 85% nga bakteret e mira dhe 15 % nga të ashtuquajturat baktere të këqija. Vetëm mikroflora bakteriale e shëndoshë i sekreton enzimat e nevojshme domosdoshmërisht për tretje dhe shëndet të mirë, mundëson sintezën dhe krijimin e vitaminave K dhe B, si dhe furnizimin e mukozës së zorrëve me lëndë ushqyese siç është kalciumi, hekuri dhe mineralet tjera. Dhe jo më pak e rëndësishme – vetëm mikroflora e shëndoshë e zorrëve do të thotë imunitet i fortë dhe stimulim i sistemit imun përmes aktivizimit të makrofagëve, tajimit të sekretineve sekretore etj.

    Vlen të mbahet mend

    Janë te njohura veprimet e shumta shëruese të probiotikëve – forcimi i barrierës natyrale (veprim antimikrobial); veprimi imunomodulues; përmirësimi i tolerancës në laktozë, zvogëlimi i nivelit të kolesterolit, rritja e përthithjes së mineraleve të nevojshme etj.

    Probiotikët nuk kanë veprim “blic” dhe vlen të merren çdo ditë sipas sasive të rekomanduara.

    100 Items