Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Ultra Selenium

    ALL1,500.00
    Quantity

    Cilësi e lartë Seleniumi me vitaminë C, E, Acai Berry

    Selenium është një mineral thelbësor me rol vital në trupin tonë. Vitabiotics Ultra Selenium është një formulë e plotë antioksidante, me Acai Berry, frut nga palma e acai nga Brazili.

    Ultra Selenium është e përshtatshme për:

    • Imunitet më të fortë
    • Nëse jeni mbi 50 vjeç
    • Jetë e mbingarkuar, stresi

    Ultra Selenium ndihmon në:

    Funksionimin e sistemit imunitar

    Selenium kontribuon në mirëfunksionimin e sistemit imunitar si dhe për funksionimin normal të tiroides.

    Shëndetin e flokëve, thonjve, lëkurës

    Selenium kontribuon në funksionimin normal të flokëve dhe thonjve. Vitamina C kontribuon në formimin e kolagjenit për një funksion normal të lëkurës.

    Mbrojtjen qelizore

    Vitaminat C, E & Selenium kontribuojnë në mbrojtjen qelizore nga stresi oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira gjenden në mjedis, burimet e të cilave përfshijnë dritën e diellit, tymin e cigares, ndotjen dhe faktorë të tjerë të jetës moderne.

    Reduktim i lodhjes dhe plogështisë

    Vitamina C kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe ndihmon në një funksionim normal psikologjik.

    Udhëzime mbi përdorimin

    Merrni një tabletë në ditë pas vaktit tuaj kryesor. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditor.

    • E përshtatshme për vegjetarianë
    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa laktozë
    • Pa gluten
    • Pa kripë ose maja
    • Nuk është e testuar në kafshë
    100 Items