Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Pregnacare Breast-Feeding

    ALL2,980.00
    Quantity

    Një dietë e shëndetshme dhe e shumëllojshme është shumë e rëndësishme për nënat e reja për ti ndihmuar ato në prodhimin e qumështit të gjirit të pasur me vlera ushqyese dhe për të ruajtur një gjëndje sa më të mirë shëndetësore të nënës pas lindjes.
    Ushqimi me gji është shumë i rekomandueshëm pasi ofron vlera ushqyese esenciale dhe antitrupa për beben e sapolindur. Pregnacare Breast-Feeding është një formulim që përfshin përbërës kyç të dietës ushqimore në periudhën pas lindjes, ku përfshihen edhe acidet yndyrore esenciale si DHA.

    Pse duhet përdorur Pregnacare Breast-Feedin?
    Ky produkt plotëson gamën Pregnacare që kujdeset për shëndetin e nënës dhe fëmijës që nga fillimi i shtatzanisë deri në ushqyerjen me gji.
    Pregnacare Breast-Feeding është formuluar me kujdes nga ekspertët me vitamina esenciale, minerale dhe DHA, për të ndihmuar ruajtjen dhe funksionimin normal të një numri të madh të proceseve jetësore dhe metabolike.
    Pregnacare Breast-Feeding mund të përdoret gjithashtu si një suplement pas lindjes për 6-9 muajt në vijim, për të zëvendësuar nutrientët e harxhuar dhe për të mbështetur trupin e nënës pas shtatzanisë edhe nëse ajo nuk ushqen me gji.
    Për nënat që shmangin përdorimin, kjo formulë përmban dhe kalcium i cili është i nevojshëm për mirëmbajtjen e dhëmbëve dhe kockave.
    Pregnacare Breast-Feeding përmban sasinë e rekomanduar të vitaminës D (10mcg), kalcium (700mcg) dhe DHA (300mg).

    Mbështetje e moderuar pa sasi të larta të suplementeve
    Pregnacare Breast-Feeding mbështet organizmin e nënës me sasi të balancuara mirë të vitaminave dhe mineraleve. Të gjithë përbërësit e përdorur janë në sasi që përputhen me studimet shkencore më të fundit dhe ideale për ushqimin me gji.

    Pregnacare Breast-Feeding përmban:

    • Tableta postnatale me mikronutrientë
      • 700mcg kalcium, vitamin K, D dhe magnesium që ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave.
      • Vitamin B6, niacinë (vit. B3), hekur dhe magnesium të cilët kontribuojnë në çlirimin normal të energjisë.
      • Përfshin 10mcg vitaminë D (sasia e rekomanduar për të gjithë nënat gjatë ushimit me gji nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar )
    • Kapsula me Omega-3
      Çdo kapsulë ofron 300mcg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët për nënat në periudhën e laktacionit.

      • Marrja e DHA (Docosahexaenoic Acid)  nga nënat kontribuon ne zhvillimin normal të trurit dhe syve të fëmijëve që ushqehen me gji. Të sapolindurit kanë mundësi të kufizuara për ti sintetizuar vetë acidet yndyrore, prandaj ato duhet të merren nga burime të jashtme siç është qumështi i gjirit.
      • Gjatë ushqimit me gji, truri i të sapolindurit kërkon sasi DHA për tu zhvilluar. Rreth 15% e trurit zhvillohet pas lindjes.
      • Kapsulat përmbajnë cilësinë më të lartë të vajit të peshkut farmaceutik, i cili është i prodhuar në Norvegji.
    100 Items