Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Wellman original

    ALL1,500.00
    Quantity

    Përshkrimi i Produktit

    Energji, shëndet dhe vitalitet

    Wellman Original është një formulim gjithëpërfshirës me mbi 29 bio-elementë. Wellman është e prodhuar për meshkujt që duan të mbajnë një nivel optimal të ushqyerit gjatë stërvitjes, ato që duan të mbështesin shëndetin riprodhues ose dhe për mirëmbajtjen e shëndetit dhe vitalitetit në tërësi. Në në ndryshim nga të tjerët është një multivitaminë e formuluar veçanërisht për meshkuj.

    Suplement origjinal për meshkuj

    Wellman është ndryshe nga një vitaminë normale pasi formula e tij është e posaçme për shëndetin e meshkujve e bazuar në kërkime ndërkombëtare, kështu që disa lëndë ushqyese janë mbi referencat e vlerave ushqyese. Ndërsa ky suplement ofron një burim të të gjithë vitaminave dhe mineraleve kryesore, gjithashtu përmban Ginseng SiberianCo-enzyme Q10 dhe aminoacide.

    Sistemi imunitar

    Një sistem i shëndetshëm imunitar është i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Wellman përshin vitaminat A, C, D, B6 dhe B12 me acid folik dhe bakër që ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.

    Sport & Ushtrime

    Për të qenë në krye të lojës ju nuk duhet të jeni i lodhur. Wellman ofron acidin pantotenik dhe magneziumin që reduktojne lodhjen. Radikalet e lira rriten në numër gjatë stervitjes. Vitamina B2, C dhe E me mineralet bakër, selenium dhe zink kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

    Shëndeti riprodhues

    Wellman ofron zink i cili kontribuon në riprodhimin normal dhe në mirëmbajtjen e nivelit normal të niveleve të testosteronit në gjak. Formula gjithashtu përfshin selenium që kontribuon në spermatogjenezën normale. Meqë meshkujt humbasin rreth 5mg zink gjatë ejakulimit, një shtesë e mirë zinku është e rëndësishme. Folati, hekuri, magnezi dhe vitamina B12 kanë rol në ndarjen qelizore.

    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa gluten
    • Pa konservantë
    • Pa kripë ose maja
    • Nuk është i testuar në kafshë
    • I përshtatshëm për vegjetarianë
    • Wellman mund të vazhdohet për sa të jetë e nevojshme

    Përdorimi: Përdorni një kapsulë në ditë me vaktin tuaj kryesor

    100 Items