Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Visionace Plus

    ALL3,500.00
    Quantity

    Visionace Plus është një formulë e plotë që ofron nutrientë, ekstrakt boronice dhe Luteinë. Vitaminat A, B2 dhe Zink si dhe Omega-3  ndihmojnë në mbajtjen e një shikimi normal.

    Rëndësia e acideve yndyrore Omega-3

    Acidet yndyrore Omega-3 janë një klasë speciale e acideve yndyrore të pangopura të cilat gjenden më së shumti në vajrat e farave të bimëve, vajin e arrës dhe në disa lloje peshqish si sardelet dhe salmoni. Shumë studime shkencore kanë theksuar përfitimet e acideve yndyrore Omega-3 në shumë aspekte si në zemer, tru dhe për një shikim normal. Omega-3 luan rol të rëndësishëm në rolin funksional dhe strukturor të retinës, pjesa e syrit që zbulon dritën.

    Muret e retinës rigjenerohen vazhdimisht, pra kërkohet një marrje konstante e acideve yndyrore Omega-3 dhe në veçanti e DHA. Meqë kjo nuk mund të prodhohet nga vetë trupi, një mungesë në dietë mund të ketë ndikim të drejtepërdrejtë në retinë. Omega- 3 është thelbësor në një shikim të mirë të syrit nga lindja deri në moshat e mëdha.

    Mbrojtja e qelizave

    Visionace Plus përmban vitaminat C dhe E si dhe mineralet Zink dhe Selenium të cilat kontribuojnë në mbrotjen e qelizave nga stresi oksidativ.

    Bakri dhe Seleniumi ndihmojnë në funksionimin e sistemit imunitar dhe tiamina (vitamina B1) ndihmojnë në funksionimin e zemrës.

    Luteina i përket një klase të quajtur karrotenoide dhe është pigmenti dominant në retinë. Visionace Plus ofron një total prej 12mg Luteinë.

    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa laktozë
    • Pa konservantë

    Udhëzime mbi përdorimin

    Merrni një tabletë në ditë (blisteri blu), plus një kapsulë (blisteri roze) në ditë.Pijeni me ujë ose një lëng të ftohtë. Mos e përtypni. Mos e tejkaloni dozën tuaj ditore.

    100 Items