Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Ultra Vitamin C

    ALL1,200.00
    Quantity

    Ultra Vitamin C

    Çlirim i ngadaltë i Vitaminës C

    Ultra Vitamin C ofron një çlirim gradual të vitaminës C e cila është formuluar me 25mg bioflavonoide të qitros, për një përthithje dhe efekt maksimal. Ultra Vitamin C ofron efekte antioksiduese dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe atij nervor. Rrit përthithjen e hekurit, një mineral esencial për një formacion të shëndetshëm të gjakut dhe mbështet formimin e kolagjenit.

    Ultra Vitamin C është veçanërisht e përshtatshme për:

    • Mbështetjen e sistemit imunitar
    • Atletët dhe individët që meren me aktivitet sportiv
    • Mbi moshën 50 vjeç
    • Njerëzit me aktivitet ditor të ngjeshur.

    Efektet antioksiduese

    Bioflavonoidet janë një grup pigmentesh bimore që janë përgjegjës për ngjyrat tek shumë fruta. Bioflavonoidet e qitros janë ato flavonoide që gjenden tek frutat që i përkasin familjes të qitros siç janë : limoni, portokalli, grejpfruti etj. dhe që janë të njohur për përbërjen e pasur me vitaminë C.

    Radikalet e lira prodhohen në sasi të mëdha gjatë ekspozimit të trupit në prani të ndotësve, diellit dhe shumë faktorë të tjerë siç janë tymi i cigareve dhe ushqimet e shpejta. Vitamina C përforcon aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave ndaj stresit oksidativ.

    Sinteza e kolagjenit

    Vitamina C është një kofaktor në sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

    Funksionimi normal i sistemit imun dhe atij nervor

    Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi sepse kontribuon në zhvillimin normal të të gjithë proceseve të sistemit imunitar dhe atij nervor.

    Rritja e përthithjes së hekurit

    Shumë ushqime dhe pije përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e hekurit, duke përfshirë dhe çajin apo kafenë. Vitamin C rrit përthithjen e hekurit, mineralit esencial për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në qelizat dhe organet e trupit.

    Përdorimi

    Një ose dy tableta në ditë. Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
    Ultra Vitamin C  mund të përdoret për sa kohë të jetë e nevojshme.

    • E përshtatshme për vegjetarianë
    • Pa ngjyrues
    • Pa konservues
    • Pa laktozë
    • Pa gluten
    100 Items