Log in with social account

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Ultra Vitamin D 2000 IU

    ALL2,500.00
    Quantity

    Ultra Vitamin D siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit. Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.

    Vitamina D sintetizohet nga trupi gjatë eskpozimit në diell. Sidoqoftë shumë pjesë të botës nuk marrin sasinë e mjaftueshme të rrezeve të diellit, dhe në shumë vende me diell, personat e kufizojnë ekspozimin për shkak të efekteve negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV. Kjo gjë ka sjellë ulje te nivelit te vitaminës D në shumë vende të botës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar tani rekomandon që cdo person që nga lindja të marrë një suplement të vitaminës D.

    Çfarë është Vitamina D?

    Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna e gjetur në ushqime si kërpudhat, peshku, gjalpi dhe e verdha e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që janë më të gjera më shumë se çdo vitaminë tjetër.

    Ajo kontribuon në:

    • Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve
    • Përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit
    • Funksionimin normal të muskujve
    • Nivele normale të kalciumit në gjak
    • Funksionimin e sistemit imunitar
    • Procesin e ndarjes qelizore

    Për personat mbi 60 vjeç, është parë se marrja e përditshme e vitaminës D nga të gjithë burimet ndihmon në reduktimin e rënies lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve. Rrëzimi është një faktor rreziku për fraktura të kockave për meshkujt dhe femrat mbi 60 vjeç.

    Udhëzime mbi përdorimin

    Këshillohet marrja e një tablete në ditë.

    • E përshtatshme për vegjetarianë
    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa konservantë
    • Pa laktozë
    • Pa gluten
    • Pa kripë ose maja
    • Nuk është e testuar në kafshë
    100 Items