Identifikohu me rrjetet sociale

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Wellteen Him Plus

    2 000,00 Lekë

    WELLTEEN HIM PLUS

    Sasia

    Suplement i avancuar për adoleshentë dhe meshkuj të rinj

    Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar është thelbësor por nuk është prioritet në një stil jete si ai i adoleshentëve.

    Wellteen Him Plus është zhvilluar veçanërisht për adoleshentët dhe meshkujt e rinj të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10 dhe ekstraktet bimore, Likopen, plus një kapsulë Omega-3. Omega-3 siguron DHA që ndihmon në një funksion të mirë të trurit.

    Performanca e trurit

    Wellteen Him Plus ofron kapsula Omega-3 EPA/DHA. Vaji i peshkut me përqendrim të lartë Omega-3 ofron DHA (Docosahexaenoic acid) i cili kontribuon në një funksion të mirë të trurit dhe shikimit. I prodhuar me standartet më të larta, duke përdorur distilimin molekular të avancuar për pasterti të shtuar.

    Wellteen Him Plus përfshin zinkun, hekur, jod që kontribuojnë në një funksionim normal konjitiv, ndërkohë që acidi pantotenik ndihmon në një performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim gjatë kohës së studimit. Hekuri ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës si dhe kontribuon në transportin e oksigjenit në trup.

    Adoleshentët dhe dieta

    Një marrje e mirë ushqimore gjatë adoleshencës ndihmon në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentët kanaë nevojë të kenë vitamina dhe minerale të nevojshme për të siguruar zhvillim të shëndetshëm gjatë periudhës së rritjes, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në trupat e tyre. Këto vite janë më të rëndësishmet në ndryshimet hormonale, dhe patjetër stresi emocional.

    Reduktimi i lodhjes dhe rritje e imunitetit

    Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Him përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C  të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.

    Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D  ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Him ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që ështe shumë i rëndësishem për ato që merren me sport.

    Shëndeti i kockave

    Kërkimet shëndetësore tregojnë që edhe një periudhë e shkurtër e një dietë shumë strikte gjatë viteve të adoleshencës mund të çojnë në uljen e densitetit të kockës, që mund të japin kocka të dobëta në moshë më të vonë. Midis moshës 12-17, përcaktohet deri në 90% e kockave të të rriturve, kështu qv kjo nuk është koha për të kufizuar marrjen e kalciumit ose vitaminës D të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave.

    Wellteen Him përfshin vitaminë D dhe minerale si magnezium dhe zink që kontribuojnë në një shëndet të mirë të kockave. Vitamina D gjithashtu ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

    Udhëzime mbi përdorimin

    Këshillohet marrja e një kapsule dhe një tablete me vaktin tuaj kryesor.  Mos e tejkaloni dozën ditore. Mos e merrni me stomak bosh.

    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa gluten
    • Pa konservantë
    • Pa kripë ose maja
    • Wellteen nuk është testuar në kafshë
    100 Artikuj