Test Serologjike Covid-19

Testi serologjikë për COVID-19 detekton antitrupat në gjak kundër virusit SARS-CoV-2.  Ai rezulton pozitiv përafërsisht 2 javë pas shfaqjes së simptomeve të para të sëmundjes. Pak kohë pas infeksionit, qelizat e sistemit imunitar fillojnë të prodhojnë antitrupa  (IgG, IgM dhe IgA)  të cilët qarkullojnë në gjak me qëllim që ta eliminojnë virusin nga organizmi. Detektimi i tyre me teste komerciale serologjike bëhet vetëm atëherë kur sasia e tyre në gjak arrin një nivel të caktuar.

Përveç për studime epidemiologjike për të përcaktuar përqindjen e popullsisë që ka qenë e infektuar me virusin, testi serologjik bëhet edhe në këto raste:

  • Te personat që kanë pasur simptome të COVID-19 dhe kanë pasur rezultat negativ në RT-PCR ose nuk e kanë bër fare testin PCR
  • Te personat që kanë simptome dhe klinikë të pazakonshme (marramendje, gjakderdhje në tru, vaskulit,  sindromin Kawasaki). Këto simptome dhe sëmundje paraqiten pasi të ketë kaluar faza fillestare e COVID-19, atëherë kur testi RT-PCR shpesh del negativ. Sëmundjet e tilla nuk i shkakton drejtpërdrejt virusi, por antitrupat e prodhuar kundër virusit, të cilët sulmojnë qelizat e organizmit.
  • Te personat me imunitet të dobët (pas transplantimeve ose gjatë kemoterapisë te sëmundjet kanceroze)

Product added to compare.