Tachipirina, Paracetamol 500mg

Dozimi

Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe/ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Kohëzgjatja e trajtimit

Mos përdorni Tachipirine për më shumë se 3 ditë rresht pa u këshilluar me mjekun tuaj. Mjeku duhet të vlerësojë nevojën për trajtim për më shumë se 3 ditë rresht.

Tachipirina në shtatëzani

Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.

Ruajtja

Mbajeni këtë medikament jashtë shikimit dhe arritjes nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji.

Efektet anesore

Si të gjitha medikamentet, edhe ky medikament mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shprehin ato. Nëse ju / fëmija përjetoni efektet anësore të mëposhtme, ndalojeni menjehere këtë medikament dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj: reaksione alergjike me:

  • Skuqje e lëkures e shoqëruar me kruajtje (urtikarie)
  • Enjtje e fytit (edemë e laringut)
  • Enjtje e duarve, këmbëve, kyçeve të këmbës, fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fyt (angioedema)
  • Reaksion i rëndë alergjik (shoku anafilaktik)

Medikamentet e tjera dhe Tachipirina

Paracetamoli mund të ndërveprojë me medikamente të tjera. Tregojuni mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër. 

Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket, opioidet), vonojnë efektin e Tachipirina

Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetikë) përshpejtojnë efektin e Tachipirina;

Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak), zvogëlon efektin e paracetamolit

Kloramfenikoli (antibiotik), mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore

Antikoagulantë

Rifampicina (antibiotik);

Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulçerës së stomakut);

Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsisë), si glutetimide, fenobarbital, karbamazepina;

Zidovudina (medikament për trajtimin  e HIV).

Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachipirinë kerkon një kontroll strikt të mjekut.

Kjo është një përmbledhje e fletes pershkruese të produktit, nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes, ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.

25 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.