Combiflor është një bar në formë granulash për fëmijë. Ai është i indikuar për rregullimin e florës intestinale në rastet e diarresë dhe të vjellave. Combiflor është një përzierje e kripërave minerale dhe glukozës të cilat ndihmojnë në ekuilibrin fiziologjik të lëngjeve dhe kripërave në trup. Përmban gjithashtu fermente të gjalla laktike si dhe Zink. Ky i fundit ka aftësinë të zvogëlojë kohëzgjatjen dhe intensitetin e diarresë tek fëmijët.
Enterofuryl 200 mg
Nifuroksazid
Enterofuryl kapsula 200 mg përmbajnë nifuroksazid, i cili vepron vetëm në zorrë kundër agjentëve shkaktarë të diarreve. ifuroksazidi vepron duke u lidhur me trupat e agjentëve shkaktarë të diarreve, duke ndaluar në këtë mënyrë rritjen dhe zhvillimin e tyre, dhe për pasojë pakëson shpeshtësinë e jashtëqitjeve diarreike.
Pagesë Cash pas dorëzimit të porosisë.
Transport Falas në Tirane për porositë mbi 3000 Lekë
Transport Në Të Gjithë Shqipërinë, vetëm 300 Lekë
Enterofuryl 200 mg
ENTEROFURYL 200 mg përdoret në rastet e:
• Diarreve të shkaktuara nga infeksionet e traktit tretës të marra nga ushqimet dhe helmimet, sidomos ato të shkaktuara nga E. coli, në të rritur dhe fëmijë;
• Diarreve kronike që shoqërojnë kolitin;
• Çrregullimeve intestinale si pasojë e çrregullimit të proceseve fermentuese;
• Diarreve akute dhe kronike jo specifike dhe me etiologji të pashpjegueshme, por që nuk shoqërohen me fenomene invazive;
• Diarreve iatrogjene, të shkaktuara nga përdorimi i mëparshëm i antibiotikëve;
• Diarreve simptomatike në kushtet e tumoreve të zorrës së trashë;
• Disa formave të krizave akute të rektokolitit hemorragjik infektiv;