Pertusine shurup

PЁRPARA SE TЁ MERRNI PERTUSINE

Mos merrni Pertusine në qoftë se:

vuani nga atake astme;

keni shqetësime ventilimi;

keni hiperndjeshmëri të njohur ndaj preparatit;

vuani nga diabeti, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit në shurup.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos merrni

Pertusine, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna prej tij.

Tregoni kujdes të veçantë me Pertusine

Njoftoni mjekun tuaj në rast se:

vuani nga insufiçienca respiratore;

vuani nga astma.

Shtatzënia

Pertusine mund të përdoret gjatë shtatzënisë.

Ushqimi me gji

Mund të përdoret gjatë dhënies së gjirit.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive

Nuk ka probleme për pacientin gjatë drejtimit të automjetit dhe për përdorimin e makinerive në kohën që trajtohet me Pertusine.

Marrja e barnave të tjera

Nuk ka të dhëna.

SI TЁ MERRNI PERTUSINE

Ndiqni gjithmonë këshillat e mjekut tuaj në lidhje me dozat e Pertusine që duhet të merrni dhe shikoni gjithnjë udhëzimet e përshkruara në etiketën e barit. Dozat e zakonshme përshkruhen më poshtë:

Indikime dozimi:

Të rriturit: 1 lugë gjelle, 3 herë në ditë.

Fëmijët: ½ lugë gjelle, 3 herë në ditë.

Në qoftë se keni marrë më shumë Pertusine

Mos merrni më shumë Pertusine sesa rekomandimi i mjekut tuaj. Nuk ka raportime për simptoma nga mbidozimi i Pertusine.

Në qoftë se keni harruar të merrni Pertusine

Në qoftë se harroni të merrni Pertusine, merrni dozën tuaj sa më shpejt që të kujtoheni përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. Përdorni dozat në kohën e duhur.

EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME

Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e rasteve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.

Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ju shqetëson ndonjë efekt anësor. Tek Pertusine efektet anësore janë shumë të rralla dhe mund të

vërehen shqetësime gastrointestinale.

Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

SI TЁ RUANI PERTUSINE

Mbajeni larg fëmijëve!

Mos e përdorni Pertusine pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.

Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!

Ruajeni shurupin nga dielli dhe nga lagështia!

Indikime dozimi:

Të rriturit: 1 lugë gjelle, 3 herë në ditë.

Fëmijët: ½ lugë gjelle, 3 herë në ditë.

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.