Identifikohu me rrjetet sociale

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Jointace Sport

    2 500,00 Lekë

    JOINTACE SPORT

    Sasia

    Mbajtja e një jete aktive

    Shëndeti i kockave dhe kërceve janë të rëndësishme për mirëqënien tonë. Jointace Sport është zhvilluar nga ekspertët e Vitabiotics dhe ofron kombinim unik të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve ushqyese, ideale për ato që kanë një jetë aktive, në sport ose për moshat e thyera.

    Bromelain & Acidi Hialuronik

    Jointace Sport përmban përbërësit më të avancuar: Bromelain, enzimë e ekstraktuar nga ananasi, si dhe acid hialuronik natyral.

    Vitamina & Minerale

    • Bakri kontribuon në mirëmbajtjen e indeve lidhëse, kështu që është i dobishëm për kërcet (meqenëse kërci është i përbërë nga inde lidhëse)
    • Vitamina D3Zinku dhe Manganezi ndihmojnë të gjitha në mbajtjen e një shëndeti normal në kocka. Vitamina D3 është në formën e Cholecalciferol që formohet në mënyrë natyrale nga trupi gjatë ekspozmit në diell.
    • Vitamina C ndihmon në formimin e kolagjenit për funksionimin normal të kockave dhe kërceve.

    Glucosamine & Chondroitin

    Së bashku me mineralet, Jointace Sport ofron Glucosamine dhe Chondroitin me peshë të ulët molekulare; bashkë me ekstrakt të xhinxherit, shumë i njohur për efektet e tij anti-inflamatore.

    I bazuar në kërkimet shkencore më të fundit

    Jointace Sport është formuluar duke përdorur kërkimet shkencore më të fundit dhe prodhohet me standartet më të larta farmaceutike të kontrollit të cilësisë. Formulimi është pa medikamente dhe është i përshtatshëm për femrat dhe meshkujt. Jointace mund të përdoret së bashku me Jointace Collagen Patch.

    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa gluten
    • Pa konservantë
    • Pa laktozë ose maja
    • Jointace nuk është i testuar në kafshë

    Udhëzime mbi përdorimin

    Dy tableta në ditë me vaktin tuaj kryesor. Pijeni me ujë ose një pije të ftohtë. Nuk përtypet. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
    Kujdes: Jointace përmban glucosamine. Diabetikët dhe personat që marrin anti-koagulantë (hollues të gjakut) duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të produktit. Këshillohet përdorimi me rregull. Jointace rekomandohet me një dietë të balancuar, të pasur me vaj peshku.

    100 Artikuj