Identifikohu me rrjetet sociale

  • Google
* * * * * 25% ULJE * * * * * 15% zbritje normale +10% nëse regjistroheni me Facebook, zbritja mund të përdoret brenda 30 ditësh

Menopace Max është suplementi më gjithëpërfshirës i gamës Menopace për mbështetje maksimale, e formuluar për tu marrë gjatë dhe pas menopauzës.

Kjo formulë përfshin të gjithë përfitimet e Menopace Original me kalcium të shtuar, isoflavone të sojës, plus çaj jeshil dhe ekstrakt Tërfili të Kuq.

Balancë hormonale

Menopace Max përfshin vitaminë B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal

Kalcium për kocka të shëndetshme

Si burrat ashtu edhe gratë humbasin masë kockore gjatë jetës së tyre por gjatë kohës së menopauzës, gratë veçanërisht humbasin masë kockore më shpejt se burrat. Kalciumi ndihmon në reduktimin e humbjes së mineraleve të kockës në gratë në menopauzë. Densiteti i ulët kockor është faktor rreziku për fraktura të kockës, kështu që është e rëndësishme që të siguroheni që merrni sasinë e nevojshme të kalciumit gjatë kësaj kohe.

Menopace Max përmban 700mg kalcium, si dhe zink, magnezim dhe vitaminë D që ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave. Menopace Max gjithashtu përmban një nivel të lartë të vitaminës D krahasuar me Menopace Original, që kontribuon në përthithjen normale të kalciumit si dhe për mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

Ndihmon në një shëndet të mirë të zemrës

Kujdesi ndaj zemrës dhe shëndetit kardiovaskular është veçanërisht e rëndësishme gjatë kësaj kohe. Menopace Max përmban tiaminë (vitamine B1) që kontriobuon në një funksionim normal të zemrës, ndërkohë vitaminat B12 , B6 dhe acidi folik ndihmojnë në metabolizmin e homocisteinës. Mbajtja e niveleve të ulëta të aminoacidit të gjakut homocisteinë është i lidhur ngushtë me shëndetin e e zemrës.

Mirëqënie e përgjithshme

Menopace Max është zhvilluar për të mbështetur shëndetin dhe mirëqënien me një gamë të gjerë vitaminash dhe mineralesh, kështu që nuk është e nevojshme të merret një shtesë tjetër multivitaminë. Kjo formulë përfshin vitaminë B12, biotin, bakër dhe hekur që kontribuojnë për energji dhe fuqi, plus vitaminë D që ndihmon sistemin imunitar.

Ekstrakt Tërfili i kuq dhe çaji jeshil

Përveç gamës së gjerë të mikronutrientëve, vitaminave dhe mineraleve, Menopace Max përfshin gjithashtu një kapsulë vegjetariane me ekstrakte të Tërfilit të kuq dhe çajit jeshil.
Kjo mundëson 40mg Menoflavon, isoflavone të tërfilit të kuq, që përfshin 3 isoflavone të rëndësishme: Formononetin, Biochanin-A dhe Genistein, si dhe 25mg polifenole, përbërësi aktiv i çajit jeshil. Ekstrakti i çajit jeshil kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

100 Artikuj

in the same category

5 produkte të tjera në këtë kategori:
Product added to compare.