Identifikohu me rrjetet sociale

    • Google
    * * * * * 25% ULJE * * * * * Përfitoni nga zbritje prej 15% nëse regjistroheni përmes Facebook +10% zbritje kuponi që mund të përdoret brenda 30 ditësh.

    Vitabiotics – Wellkid Omega-3 i përtypshëm

    2 190,00 Lekë

    WELLKID OMEGA 3 E PERTYPSHME

    Sasia

    Gjatë 10 viteve te fundit, ndërgjegjësimi për rëndësinë e Omega-3 është rritur, dhe siguria që fëmija juaj merr mjaftueshëm Omega-3 është një hap përpara për ti dhënë fillimin më të mirë në jetë. Studimet kanë parë se konsumimi i peshkut, që është burimi kryesor i acideve yndyrore Omega-3, ngelet i ulët, me vetëm një porcion në javë.
    Omega-3 mund të gjendet në peshqit e yndyrdshëm si sardelet, skumbria, trofta dhe toni. Megjithatë, siç mamatë e dinë, shumë fëmijë nuk e pëlqejnë shijen e peshkut kështu që mund të jetë e veshtirë që fëmija të marrë sasinë e Omega-3 që i nevojitet.

    Fëmijët mund të jenë selektivë për sa i përket pëlqimeve të tyre prandaj është e rëndësishme ti jepni një suplement që është i shijshëm, pa shije peshku dhe që ato do ta marrin me kënaqësi. Wellkid Omega-3 i përtypshëm janë kapsula të buta të cilësisë së lartë që ofron vaj peshku Omega-3 pa sheqer të shtuar dhe me një shije natyrale portokalli qe fëmijët do ta dashurojnë.

    Për fëmijët aktivë të moshës 4 deri 12 vjeç

    Wellkid Omega-3 kapsulë e përtypshme është për fëmijë aktivë të moshës 4-12 vjeç, për të dhënë një burim ideal të Omega-3, përfshirë acide yndyrore esenciale EPA (Eicosapentaenoic acid) plus DHA (Docosahexaenoic acid). EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk prodhohen nga trupi dhe si rrjedhoje duhet të merren me dietë.

    Me 10mcg Vitaminë D (për 2 kapsula), niveli i rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit ne Mbretërinë e Bashkuar. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Ajo gjithashtu kontribuon në forcimin e sistemit imunitar.

    Cilësia dhe pastërtia

    Wellkid Omega-3 Chewable i nënshtrohet një proçesi special purifikimi, për të siguruar vajin me pastërtinë më të madhe. Çdo seri testohet, çertifikohet me rigorozitet dhe në perputhje me rregullat e BE dhe OBSH. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni të sigurtë për standartet më të larta, pa kontaminime si merkur, dioksina dhe PCB.

    • Pa ngjyrues artificialë
    • Pa sheqer
    • Pa konservantë ose laktozë
    • Pa kripë ose maja
    • Wellkid nuk është testuar në kafshë

    Udhëzime mbi përdorimin

    Fëmijët (4-12 vjeç) : Përtypni një ose dy kapsula në ditë. Preferohet të merret pas ushqimit. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Mos ja jepni fëmijëve nën 4 vjeç.

    Këshillë për alergji: përmban sojë, vaj peshku dhe xhelatinë.

    100 Artikuj