Vitamin C, Mirtillo rosso 2,5g-40 g
Çdo bustinë përmban 3g Vitaminë C dhe Mirtillo Rosso
Aciclovir 5% është një krem që përdoret për infeksione të lëkurës nga Herpes Simplex. Ai është i indikuar pwr përdorim tek të rriturit. Herpesi është një infeksion viral i lëkurës që mund të shfaqet rreth buzëve ose zonave gjenitale. Acikloviri nuk i parandalon por ndihmon në trajtimin dhe qetësimin e tyre.
Pagesë Cash pas dorëzimit të porosisë.
Transport Falas në Tirane për porositë mbi 3000 Lekë
Transport Në Të Gjithë Shqipërinë, vetëm 300 Lekë
Aciclovir bën pjesë në kategorinë e antiviralëve dhe ka si përbërës kryesor Aciclovir.
Vepron me efikasitet në parandalimin e shumëzimin e qelizave duke frenuar sintezën e ADN-së së virusit, por pa ndërhyrë në dyfishimin e ADN-së njerëzore.
Indikacione
Aciclovir duhet të aplikohet në lezione ose zona ku po zhvillohet infeksioni.
Ai është i indikuar në trajtimet e:
Herpesin primar
Herpesin e përsëritur
Në organet gjenitale dhe buzët.
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të përdorni krem Aciclovir ABC 5 herë në ditë në intervale afërsisht 4 orë.
Trajtimi duhet të vazhdojë për të paktën 4 ditë për herpes labialis dhe për 5 ditë për herpes genitalis. Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, trajtimi mund të vazhdojë deri në 10 ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse keni mbindjeshmëri ndaj aciklovirit, valaciklovirit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë.
MOS e përdorni në mukozën e gojës ose të vaginës. Jo për përdorim oftalmik.
Kujdes:
Aciclovir ABC është vetëm për përdorim të jashtëm.
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni nëse:
Janë shtatzënë,
Jeni duke ushqyer me gji.