Identifikohu me rrjetet sociale

  • Google
* * * * * 25% ULJE * * * * * 15% zbritje normale +10% nëse regjistroheni me Facebook, zbritja mund të përdoret brenda 30 ditësh

Për një ushqyerje të mirë për nënën dhe fëmijën
Suplementi Pregnacare Original përmban një formulë të përbërë nga 19 vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme. Pregnacare përmban 400mcg acid folik dhe 10mcg vitamin D – aq sa janë dhe sasitë e rekomanduara nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo formulë është përgatitur nga ekspertët në mënyrë të tillë që të gjithë përbërësit të janë në nivele të sigurta për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Sasitë e rekomanduara të acidit folik dhe vitaminës D
Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon për nënat e ardhshme një sasi ditore prej 400mcg acid folik që nga momenti që fillojnë tentativat pë shtatzani deri në javën e 12 të saj. Kjo është ekzaktësisht sasia që përmban Pregnacare.
Suplementi i acidit folik rrit nivelin e folatit tek nënat. Një nivel i ulët i folatit është faktor rrisku në zhvillimin e problemeve në tru, shtyllë kurrizore dhe palcë kurrizore tek fetusi. 
Acidi folik vjen në ndihmë edhe pas javës së 12-të pasi kontribuon në rritjen e gjëndrrave mamle gjatë shtatzanisë.

E rëndësishme: Disa formulime të suplementeve për shtatzani nuk përfshijnë sasinë ekzakte të vitaminës D (10mcg) të rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar për të gjithë nënat shtatzanë apo ato që ushqejnë me gji.

Më shumë se acid folik – me vitaminë B12 dhe minerale të rëndësishme
Shumë studime kanë treguar rëndësinë e marrjes të sasisë së saktë të një numri vitaminash dhe mineralesh gjatë gjithë shtatzanisë por dhe si kujdes i mëtejshëm. Pregnacare mundëson një shumëllojshmëri shtesash ushqimore për një mbulim sa më të gjerë të nevojave të nënave, por të gjitha në sasi të balancuara me kujdes. Pregnacare përfshin vitaminë B2, B6 dhe B12 që ndihmojnë në formimin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut.

Pregnacare shmang dozat e larta të hekurit që nuk janë të rekomanduara
Ndryshe nga shumë suplemente prenatale të hekurit, Pregnacare është formuluar specifikisht me një nivel të moderuar të hekurit. Nivele të larta të hekurit nuk janë të rekomanduara me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga mjeku.

Përpara shtatzanisë
Pregnacare rekomandohet dhe përpara shtatzanisë në mënyrë që trupi të grumbullojë rezervat e nutrienteve të nevojshëm siç është dhe hekuri. Kjo gjë është e nevojshme për të përgatitur trupin për kërkesat e shtuara gjatë shtatzanisë. Shtesa ushqimore të caktuara si, acidi folik, vitamina B12 dhe zinku janë veçanërisht të rëndësishme që në momentet e para të shtatzanisë. Zinku ndihmon në normalizimin e fertilitetit ndërkohë që vitamina B12 ndihmon në formimin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut dhe ka rol në proçesin e ndarjes qelizore.

Për të gjithë shtatzaninë
Një ushqyerje e mirë dhe e plotë me të gjithë shtesat ushqimore të nevojshme është e rëndësishme jo vetem në 12 javët e para port gjatë të gjithë shtatzanisë. Përdorimi i Pregnacare mund të fillojë në çfarëdo kohe gjatë shtatzanisë.

100 Artikuj

in the same category

7 produkte të tjera në këtë kategori:
Product added to compare.