Vitabiotics Ultra Vitamin C

Ultra Vitamin C është veçanërisht e përshtatshme për:

Mbështetjen e sistemit imunitar

Atletët dhe individët që meren me aktivitet sportiv

Mbi moshën 50 vjeç

Njerëzit me aktivitet ditor të ngjeshur.

Efektet antioksiduese

Bioflavonoidet janë një grup pigmentesh bimore që janë përgjegjës për ngjyrat tek shumë fruta. Bioflavonoidet e qitros janë ato flavonoide që gjenden tek frutat që i përkasin familjes të qitros siç janë : limoni, portokalli, grejpfruti etj. dhe që janë të njohur për përbërjen e pasur me vitaminë C.

Radikalet e lira prodhohen në sasi të mëdha gjatë ekspozimit të trupit në prani të ndotësve, diellit dhe shumë faktorë të tjerë siç janë tymi i cigareve dhe ushqimet e shpejta. Vitamina C përforcon aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave ndaj stresit oksidativ.

Sinteza e kolagjenit

Vitamina C është një kofaktor në sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, lëkurës dhe enëve të gjakut.

Funksionimi normal i sistemit imun dhe atij nervor

Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi sepse kontribuon në zhvillimin normal të të gjithë proceseve të sistemit imunitar dhe atij nervor.

Rritja e përthithjes së hekurit

Shumë ushqime dhe pije përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e hekurit, duke përfshirë dhe çajin apo kafenë. Vitamin C rrit përthithjen e hekurit, mineralit esencial për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Hekuri është shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut pasi kontribuon në transportin normal të oksigjenit në qelizat dhe organet e trupit.

Përdorimi

Një ose dy tableta në ditë. Rekomandohet të gëlltiten me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Ultra Vitamin C  mund të përdoret për sa kohë të jetë e nevojshme.

E përshtatshme për vegjetarianë

Pa ngjyrues

Pa konservues

Pa laktozë

Pa gluten

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.