SI TE FORCONI SISTEMIN IMUNITAR TEK FEMIJET DHE TE RRITURIT

SI TE FORCONI SISTEMIN IMUNITAR TEK FEMIJET DHE TE RRITURIT

Gjate pandemise se Covid-19, kemi mesuar qe te jesh i shendetshem eshte e rendesishme per te ulur mundesine e infeksioneve virale, duke perfshire ketu dhe gripin sezonal.

Mos u shqetesoni! Me nje sistemin imunitar te shendetshem, infeksionet virale do ta kene shume te veshtire, dhe ne do te jemi disa hapa para per te shpetuar veten tone nga dhimbja e fytit dhe hundet e zena.

Pse mbrojtjet e sistemit imunitar jane te dobeta?

Fillojme te kuptojme se kur një sistem imunitar eshte i dobët atehere eshte dhe i paaftë për të luftuar viruset dhe bakteret.

Sistemi imunitar ne trupin e njeriut funksionon ne dy menyra: per nga funksioni i mbrojtjes se jashtme, i cili perbehet nga lekura, floket, filmi i loteve te syve dhe mukozave, te cilet mbajne patogjenet jashte trupit sa me shume te jete e mundur; funksioni i dyte eshte ai i brendshmi, me limfocitet, nje grup i qelizave te bardha, te cilet lokalizojne patogjenet dhe nepermejt antitrupave e eliminojne ate.

Ne rastin e nje sistemi imunitar te dobet, viruset dhe bakteriet mund te shumohen dhe te sulmojne trupin tone. Nje sistem imunitar i dobet pergjithesisht shkaktohet nga:

  • Stresi Kronik
  • Mungesa e gjumit
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Ushqimet jo te shendetshme
  • Dehidratimi
  • Konsumimi i alkoolit ose i duhanit
  • Konsumimi i tepruar i sheqerit

Permiresimi i stilit te jeteses eshte hapi i pare drejte forcimit te sistemit imunitar, duke eliminuar ato elemente qe e bejne reagimin e sistemit imunitar jo-efektiv.

Suplemente e Sistemit imunitar

Nje stil jetese i pashendetshem ndikon ne sistemin imunitar, pasi na krijon mungese vitaminash dhe mineralesh, te cilat trupit i nevojiten per te mbrojtur veten nga sulmet e jashtme.

Kur keto mungesa behen shqetesuese, ju mund te perdorni suplemente per mbrojtjen e sistemit imunitar me vitamina dhe minerale specifike per te forcuar sistemin imunitar.

Me e njohura eshte vitamin C, e perfshire ne te gjithe suplementet e forcimit te sistemit imunitar. Por, mund te gjendet gjithashtu edhe ne bimet medicinale: ne perdorime te fitoterapise, ne vecanti nje bime specifike e cila ndihmon sistemin imunitar, si Acerola, e quajtur ndryshe Barbados Cherry.

Cfare duhet te konsumojme per te forcuar Sistemin Imunitar?

Le te mos harrojme rendesine e ushqimeve te shendetshme ne kontekstin e medikamenteve sheruese per mbrojtjen e sistemit imunitar te dobet, pasi ne ushqime gjejme te gjitha vitaminat dhe mineralet qe na duhen per te forcuar sistemin imunitar.

Frutat dhe perimet mbeten burimi kryesor i atioksidanteve, molekula te cilat ndihmojne ne sistemin imunitar si dhe funskionin e tij mbrojtes ndaj trupit dhe organeve.

Vitamina C gjithashtu ka një veprim antioksidues dhe gjendet në qitro, specat, rrushin, qepë, koriandër, lakër, brokoli, zarzavate, rrepë, kivi dhe majdanoz.

Veprimtaria si antioksidues njihet gjithashtu në vitaminën E e cila gjendet në fruta të thata, tërshëra, avokado, vaj perimesh dhe vitamina A, e pranishme në merluc, karrota, kajsi, domate dhe brokoli në formën e beta karotenit.

All comments

    Leave a Reply

    Product added to compare.