Vitamina D, Çfarë? Si? Qysh? Tek?

• Nxit përthithjen e kalciumit nga sistemi i tretjes
• Mban në normë nivelet e kalciumit dhe fosforit në gjak
• Përmirëson përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga veshkat
• Forcon kockat
• Nxit zhvillimin e kockave te fëmijët

Çfarë është mungesa e vitaminës D?

Është situata që pasqyron një nivel të pamjaftueshëm të vitaminës D për ta mbajtur trupin e njeriut të shëndetshëm. Në mjekësi, mungesa e vitaminës D njihet edhe si hipovitaminoza D.

Shkaqet:

• Ekspozimi i pamjaftueshëm në diell
• Kequshqyerja
• Aktiviteti i ulët fizik
• Lëkura e errët
• Një rritje të nevojës për vitaminë D
• Një ndryshim në përthithjen e saj nga sistemi i tretjes
• Prania e patologjive të tjera si sëmundjet e mëlçisë apo veshkave
• Terapi me medikamente të ndryshme

Faktorë që ndikojnë në mungesën e vitaminës D:

• Tymi i duhanit
• Mosha e avancuar
• Obeziteti
• Alkooli
• Ushqyerja e foshnjes me gji
• Prezenca e osteoporozës
• Prezenca e bypass gastrik

Duhet thënë se mungesa e vitaminës D haset më shpesh te:

• Personat që i shmangen ekspozimit në diell
• Personat që vuajnë nga insufiçienca renale ose hepatike
• Ata që vuajnë nga sarkoidoza, tuberkulozi, histoplazmoza

ose ndonjë sëmundje tjetër granulomatoze

• Pacientët me limfomë, një lloj i kancerit të gjakut.
• Njerëzit me fibrozë cistike, pankreatit kronik ose cirroza biliare

Pasojat e mungesës së vitaminës D:

  • Dhembje të kockave
  • Dhembje të artikulacioneve
  • Dobësi muskulore
  • Kocka të dobëta, që tentojnë të deformohen te personat me moshë të re, ose të thyhen lehtësisht tek ata me moshë madhore
  • Vështirësi për të menduar në mënyrë të qartë
  • Lodhje të vazhdueshme
  • Rakitizëm
  • Rrezik për sëmundje të zemrës

Ushqimet më të pasura me vitaminë D:

• Qumështi
• Lëngu i portokallit
• Qumështi i sojës
• Kosi
• Drithërat e mëngjesit
• Margarina

Leave a Comment