Ushqyerja me gji, benefitet për foshnjat dhe nëna

Shumë ekspertë mjekësorë, përfshirë Akademinë Amerikane të Pediatrisë (AAP) dhe Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, rekomandojnë ushqyerjen me gji të foshnjave për të paktën 6 muaj. Gjithashtu rekomandohet që ushqyerja me gji e fëmijës të vazhdoj për një vitë edhe nëse ju bëni pjesë së dietës së fëmijëve produkte të tjera ushqimore.

Ushqyerja me gji, perfitimet nga ky proces

Shumë ekspertë mjekësorë, përfshirë Akademinë Amerikane të Pediatrisë (AAP) dhe Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, rekomandojnë ushqyerjen me gji të foshnjave për të paktën 6 muaj. Gjithashtu rekomandohet që ushqyerja me gji e fëmijës të vazhdoj për një vitë edhe nëse ju bëni pjesë së dietës së fëmijëve produkte të tjera ushqimore.

Ushqyerja me gji

Sesa shpesh duhet ta ushqeni fëmijën tuaj me gji do të varet nga fakti nëse fëmija juaj preferon vakte të vogla, të shpeshta ose ushqime më të gjata. Kjo do të ndryshoj ndërsa fëmija juaj rritet. Të sapolindurit shpesh duan të ushqehen çdo 2-3 orë. Në muajn e dytë, ushqyerja çdo 3-4 orë është e zakonshme, dhe në gjashtë muaj, shumica e foshnjave ushqehen çdo 4-5 orë. Megjithatë ushqyerja me gji, është një zgjedhje personale që duhet të bëhet nga vetë nënat.

Shenjat që fëmija juaj është i uritur


Një nga shenjat më të shpeshta me të cilën fëmija juaj do tju nënkuptojë që është i uritur ësht e qara. Shenja të tjera janë:

  • Lëpirja e buzëve ose nxjerrja e gjuhës
  • Zgjatet drejt gjoksit tuaj
  • Vendosja e dorës së tyre në gojën
  • Hapja e gojës
  • Thithja e gjërave
  • Ushqyerja me gji, benefitet për foshnjat dhe nëna

Benefitet e ushqyerjes me gji për foshnjat

Qumështi i gjirit siguron vlerat nutritive të duhura për foshnjat. Ka një përmbajtje të përsosur të vitaminave, proteinave dhe yndyrës – gjithçka që fëmija juaj ka nevojë për t’u rritur. Dhe të gjithë komponentët ndodhen në një formë më të tretshme sesa tek formula e foshnjave.

Qumështi i gjirit përmban antitrupa që ndihmojnë fëmijën tuaj të luftojë viruset dhe bakteret. Ushqyerja me gji ul rrezikun e foshnjës për të pasur astmë ose alergji. Plus, foshnjat që ushqehen vetëm me qumësht gjiri gjatë 6 muajve të parë, pa asnjë formulë, kanë më pak infeksione të veshit, sëmundje të frymëmarrjes dhe diarre.

Në disa studime është vërejtur se ushqyerja me gji ka ndikuar në nivelet e intelektit të fëmijëve. Për më tepër, afërsia fizike, prekja lëkurë me lëkurë dhe kontakti me sy, të gjitha këto ndihmojnë fëmijën tuaj të lidhet edhe më shumë me ju dhe të ndihet i sigurt. Foshnjat që ushqehen me gji kanë më shumë gjasa që gjatë rritjes të fitojnë peshën e duhur.

AAP( Akademina Amerikane e Pediatrisë ) thotë se ushqyerja me gji gjithashtu luan një rol në parandalimin e SIDS (sindromi i vdekjes së papritur të foshnjave). Gjithashtu mendohet se ul rrezikun e diabetit, obezitetit dhe disa llojeve të kancerit, por për këtë të fundit duhen ende kërkime.

Benefitet e ushqyerjes me gji për nënat


Gjatë gjidhënies lëshohet hormoni oksitocinë, i cili ndihmon mitrën tuaj të kthehet në madhësinë e saj para shtatzënisë dhe mund të zvogëlojë gjakderdhjen e mitrës pas lindjes. Ushqyerja me gji gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve. Mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës. Gjithashtu ju jep kohë për t’u çlodhur me të fëmijën tuaj, si dhe ju ndihmonë të lidheni më shumë me të. Përvec kësaj, ushqyerja me gji djeg kalori shtesë, kështu që mund t’ju ndihmojë të humbni më shpejtë peshën e shtuar gjatë shtatzanisë.

Leave a Comment