Ulçera gastrike

Ulçera gastrike apo siç e njohim ndryshe Ulçera e stomakut, është lezion/dëmtim i mukozës apo cipës gastrike, që ndodh si rezultat i irritimit/gërryerjes së kësaj të fundit nga aciditeti i pranishëm në sekrecionet gastrike. Kjo patologji haset më shpesh në moshat mbi 40 vjeç, por së fundmi është vënë re një trend në rritje i të prekurve edhe në mosha më të reja të lidhura këto më së shumti me stilin e tyre të jetesës.

Ulçera gastrike dhe shkaktaret kryesore te saj

Ulçera gastrike

Në 70% të rasteve ulçera gastrike shkaktohet nga prezenca e bakterit Helicobacter Pylori por ka edhe raste kur shkaktarët mund të jenë:

  • Përdorimi afatgjatë i barnave anti-inflamatore josteroidale të tilla si aspirina, ibuprofeni, etj
  • Prania e sindromit Zollinger-Ellison, gjendje në të cilën trupi prodhon më tepër aciditet
  • Shenjat dhe simptomat më karakteristike:
  • Simptoma më e zakonshme qe jep ulçera gastrike është një ndjesi diegie apo dhimbje e lokalizuar në qendër të abdomenit(barkut) e cila intensifikohet disa orë pas konsumit të ushqimit (pra kur jeni me stomak bosh) dhe mund të zgjasë disa minuta deri disa orë.

Të tjera shenja dhe simptoma të ulçerave përfshijnë:

– Djegie/Dhimbje në stomak apo dhe Urth
– Nauzea ose të vjella në disa raste me prezencë gjaku
– Reflux Gastroezofageal
– Mungesë oreksi
– Dhimbje që përmirësohet pasi konsumoni ushqim
– Fryrje abdominale – ndjenja e të ndjerit i/e ngopur
– Rënie nga pesha
– Anemi shoqëruar me simptomat të tilla si lodhje, zbehje e ngjyrës së lëkurës, vështirësi në frymëmarrje

Trajtimi

Në rastet kur pacienti është diagnostikuar me ulçer në stomak, trajtimi që rekomandohet nga mjeku specialist, do të përcaktohet në varësi të shkakut, simptomave dhe gravitetit të kësaj patologjie. Ky trajtim mund të jetë medikamentoz (në të shumtën e rasteve) apo kirurgjikal në raste më të avancuara të sëmundjes. Pjesa më e madhe e pacientëvë me ulçer rekuperojnë për një ose dy muaj pas ndjekjes së trajtimit të përshkruar nga mjeku.

Leave a Comment