ENDOMETRIOZA

Endometrioza është një çrregulllim që ndodh në mitër, ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda në endometër, rriten jashtë tij. Më shpesh prek vezoret, zorrët dhe indet pelvike. Rrallëherë, indet mund të shpërndahen edhe jashtë këtij regjioni.

ENDOMETRIOZA

Sipas statistikave botërore, gjatë veprimtarisë së tyre riprodhuese, rreth 176 milion gra në botë janë të prekura nga endometrioza, sëmundje që mund të çojë deri në infertilitet. Endometrioza është gjendje kronike, e shpeshtë që e karakterizon prania e indit endometrial të implantuar në vende jashtë mitrës, në vende që normalisht nuk do të duhej të ishte.

Këto pjesëza të endometriumit mund të hasen në regjione të ndryshme të trupit, por më së shumti mund të gjenden në vezore, në shtresën e pelvikut pas mitrës, ose në pjesën e sipërme të vaginës. Shumica e tyre diagnostifikohen në mes të moshës 24 deri 40 vjeçare.

Megjithatë simptomat e endometriozës varirojnë në paciente të ndryshme, disa i kanë më të theksuara e disa mund të mos kenë fare simptoma, prandaj gjithmonë nevojitet konsultimi me mjekun gjinekolog.

Edometrioza dhe Simptomat e saj

• menstruacione të dhimbshme dhe të shtuara
• dhembje në pjesën e poshtme të barkut dhe shpinës
• dhembje gjatë marëdhënieve seksuale
• gjakderdhje në mes të cikleve menstruale
• vështirësi për të ngelur shtatzënë, infertilitet

Trajtimi

• Medikamente për menaxhim të dhembjes
• Terapi hormonale
• Spirale hormonale
• Trajtim kirurgjik (laparaskopi për infertilitet, largim të cistës endometriotike, largim të vatrave endometriotike, adesioneve etj)
• Heqje të mitrës ose histerektomi.

Leave a Comment