Sindroma e zorrës së irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI), ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht. Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk. Pavarësisht se këto simptoma janë problematike, sindroma e zorrës së irrituar nuk shkakton dëm të qëndrueshëm në zorrën tuaj.

Rreth 5-10% e popullatës kanë SZI, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç. Por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Sindroma e zorrës së irrituar dhe simptomat:

1. Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut
2. Gazra dhe fryrje të barkut
3. Diarre ose kapsllëk apo periudha me të dyja
4. Nevojë e menjëhershme për jashtëqitje kur zgjodheni ose gjatë apo pas vakteve

Personat që kanë SZI mund të mos kenë një lëvizshmëri normale të zorrës. Zorra mund të jetë spastike ose mund të ndalojë së lëvizuri përkohësisht. Spazmat janë kontraktime të forta të papritura të muskujve të cilat vijnë dhe shkojnë. Shtresa e mukozës së zorrës e quajtur epitelium, e cila është prekur nga sistemi imunitar dhe ai nervor, rregullon rrjedhjen e lëngjeve brenda dhe jashtë zorrës.

Në sindromën e zorrës së irrituar duket sikur epitelium punon normal. Mirëpo, kur përmbajtja brenda në zorrë lëviz shumë shpejt, zorra humbet aftësinë për të përthithur lëngjet. Rezultati është prania e shumë lëngjeve në feçe. Tek persona të tjerë lëvizjet brenda zorrës janë shumë të ngadalta dhe si rezultat personi bëhet kaps.

Kriter për vendosjen e diagnozës për SZI përfshijnë dhimbje të barkut ose parehati për të paktën 3 ditë në muaj për tre muaj. Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion. Sindroma e zorrës së irrituar mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit, kështu që disa njerëz mund të mos marrin gjithë ushqimet për të cilat kanë nevojë. Sindroma e zorrës së irrituar mund të shkatohet nga ndonjë çrregullim në lëvizjen e muskujve të zorrës ose tolerancë e ulët për zgjerimin dhe lëvizjen e zorrëve.

Ushqimi dhe shtesat

Disa doktorë besojnë se alergjitë ushqimore nxisin SZI-në, sidomos tek disa njerëz. Ushqimet ndaj të cilat njerëzit janë më shpesh alergjikë janë nënproduktet e qumështit, gruri, misri, kikirikët, qitro, soja, vezët, peshku dhe domatet. Punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të rekomandojnë largimin nga regjimi ushqimor të ushqimeve që dyshohet se japin reaksion alergjik dhe më pas i shtojnë një nga një për të parë se cili ushqim nxit simptomat.

Ja disa pika ndihmëse:

  • Shmangni ushqimin e rafinuar, si bukën e bardhë, brumërat dhe sheqerin.
  • Hani më pak mish të kuq, peshq të ujërave të ftohta, sojë ose bishtajore për proteinat.
  • Përdorni vaj gatimi të shëndetshëm si vaj ulliri ose vaj vegjetal.
  • Ulni ose eliminoni acidet transyndyrorë që gjenden tek ushqime si: patatinat, petullat (donuts), ushqimet e përpunuara, ëmbëlsirat dhe margarina.
  • Merrni shtesa me fibra për të ulur dhimbjen, ngërçet dhe gazrat.
  • Shmangni kafeinën, alkoolin, çokollatat dhe duhanin.
  • Qëndroni larg nga zëvednësuesit e sheqerit, si sorbitoli dhe manitoli, që mund të nxisin simptomat te disa njerëz.
  • Pini 6-8 gota ujë të filtruar çdo ditë.
  • Ushtrohuni 30 minuta në ditë 5 ditë në javë
  • Përfshihuni rregullisht në aktivitete për çlirimin e stresit, si meditimi, tai çi (tai chi) apo joga.

Ngrënia shëndetshëm, sidomos me një regjim që përfshin fruta, perime, mund të ndihmojë. Gazrat janë gjithashtu problem dhe ndoshta do të preferoni të shmangni bishtajoret, lakrat, brokolin, lulelakrën, lëngun e mollës, lëngun e rrushit, bananet, frutat e thata dhe rrushin e thatë.

Leave a Comment