Pre-eklampsia ja cfare ndodh gjate shatezanise?!

Pre-eklampsia është komplikim i shtatzanisë, të cilin e karakterizon tensioni i lartë i gjakut, ënjtjet dhe proteinat në urinë. Vihet re zakonisht në tremujorin e dytë të shtatzanisë dhe mund të jetë edhe e butë dhe e rëndë.

Pre-eklampsia dhe pasojat e saj

Pre-eklampsia

Te nëna mund të shkaktojë crregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria). Fillimisht këto crregullime mund të jenë minore por më vonë mund të bëhen serioze. Fetusi mund të rritet më ngadalë ose të vuajë nga oksigjeni i paktë që sjell placenta.

Si kurohet?

Grate me pre-eklampsi duhen mbajtur nen kontroll. Zakonisht mbahen ne spital dhe mund te marrin mjekime per uljen e tensionit arterial. Pas lindjes, me largimin e placentes nga trupi, pre-eklampsia zhduket vetvetiu. Kjo ndodh pasi problemin e shkakton pikerisht placenta. Per kete arsye grave me kete semundje ju kerkohet ta lindin femijen me heret. Nje ne 20 grave ju rikthehet perseri.

Cfare duhet te bejne ato gra qe e kane pasur me pare pre-eklampsine?

Ato gra qe e kane pasur me pare kete problem duhet te keshillohen me eksperte, te kerkojne kontrollete shpeshta gjate shtatzanise, te paraqiten rregullisht per vizita dhe te njoftojne mjekunper te gjitha shenjat dhe simptomat qe vene re te vetja.

Pre-eklampsia dhe nena

Pasi te jeni shtruar ne spital, tensionin arterial dhe urinen do t’jua kontrollojne shpesh. Ne qofte se tensioni ju rritet shume mund t’ju duhet te merrni mjekim per ta ulur. Ky mjekin nuk do t’I beje keq femijes se palindur. Pre-eklampsia prek shume pjese te trupit, prandaj mund t’ju bejne kontrolle te melcise,veshkave dhe sistemit te mpikjes se gjakut. Mjeket dhe mamite qe kujdesen per ju mund te duan te dine si ndiheni, sepse nese nuk do te ndiheni mire kjo mund te jete shenje se semundja po perkeqesohet.

Pre-eklampsia dhe bebja juaj

Pre-eklampsia prek edhe femijen tuaj te palindur, prandaj bebja duhet kontrolluar rregullisht per te pare nese po rritet mire ose per te zbuluar ndonje shenje qe nuk shkon. Disa femije mbeten ne gjendje te mire shendetesore edhe kur nena vuan nga nje forme e rende pre-eklampsie. Megjithate ne rast se femija ka shenja se nuk po ecen mire, mjeku mund t’ju keshilloje te beni lindje te parakoheshme.

Tregoni kujdes nese keni:
– Dhimbje koke te forta dhe te zgjatura
– Turbullim te pamjes, njolla drite ose njolla te tjera ne fushepamje
– Dhimbje te forta poshte brinjeve, sidomos ne anen e djathte
– Te vjella (jo te vjellat e muajve te pare te shtatzanise)
Keto nuk jane gjithmone tregueset e semundjes te pre-eklampsise, por per te qetesuar veten, mire eshte qe nese do t’ju shfaqen pas javes te 20-te te shtatzanise te njoftoni menjehere mjekun.

Komplikacionet më të rrezikshme të PE janë koma dhe konvulsionet (eklampsia), hemorragjia cerebrale (iktus), edema pulmonare (likid në mushkëri), insuficienca renale (bllokimi i funksionit të veshkave), insuficienca hepatike (bllokimi i funksionit të mëlçisë) dhe çrregullimet në koagulim.

Leave a Comment