Strijat në shtatzëni

Strijat

Strijat, ose çarjet në lëkurë në thelb janë plagë të vogla që shfaqen në shtresën e mesme të lëkurës tuaj (dermis) dhe janë të dukshme në shtresën e sipërme të lëkurës (epidermë). Lëkura gjatë shtatzënisë i nënshtrohet një tensioni krejtësisht të ndryshëm nga ajo që është mësuar. Në vetëm 9 muaj nga një bark i sheshtë do të shkojë në një bark të rrumbullaktë që ndonjëherë mund të marrë përmasa të pa-imagjinueshme.

Strijat shpesh lidhen me shtatzëninë, sepse hormonet e shtatzënisë, si kortizoli dhe estrogjeni, reduktojnë aktivitetin dhe efektivitetin e fibroblasteve në lëkurën tuaj. Kjo, nga ana tjetër, redukton kolagjenin dhe elastinën që i japin lëkurës tuaj elasticitetin e saj.

Zakonisht shfaqen në bark, ose ndonjëherë në pjesën e sipërme të kofshëve dhe gjoksit, ndërsa shtatzënia juaj përparon dhe barku fillon të rritet. Ato mund të jenë rozë, të kuqe, vjollcë ose kafe, në varësi të ngjyrës së lëkurës tuaj. Strijat janë të zakonshme në shtatzëni, duke prekur rreth 8 nga 10 gra shtatzëna. Shenja e parë që vëreni mund të jetë kruarja rreth një zone ku lëkura po bëhet më e hollë. Strijat nuk janë të dëmshme dhe nuk shkaktojnë probleme shëndetësore.

Mund të keni më shumë gjasa t’ju shfaqen strija nëse shtimi juaj në peshë është më shumë se mesatarja në shtatzëni. Shumica e grave fitojnë rreth 10 deri në 12.5 kg) gjatë shtatzënisë, megjithëse shtimi në peshë ndryshon shumë nga gruaja në grua. Sa peshë fitoni mund të varet nga pesha juaj para se të mbeteni shtatzënë. Është e rëndësishme që të mos mbani dietë për të humbur peshë kur jeni shtatzënë, por të mbani një regjim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

closeup pregnant woman applying moisturizing cream at her belly for prevention of stretch marks. Pregnancy, products for pregnant, healthcare, prevention of stretch marks concept

Nuk ka asnjë provë të besueshme nëse vajrat ose kremrat ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së strijave. E rëndësishme është mbajtja nën kontroll e peshës trupore, të qëndruarit e hidratuar dhe mbajtja e një regjimi të shëndetshëm. Trajtimet specifike (me laser), menjëherë pasi të shfaqen strijat mund të ndihmojnë në zbehjen e tyre.

Leave a Comment