Apandesiti akut: Simptomat dhe Shkaqet

Apandesiti

Apendesiti akut është një irritim apo inflamim dhe më pas infeksion i papritur i të ashtuquajturit “appendix vermiformis”. Zakonisht shkaktohet nga një bllokim i brendshëm i appendix-it, për shkak të fryrjes së gjëndrave limfatike që ai përmban dhe ngushtësisë së diametrit të brendshëm. Apendesiti akut është shkaku më i zakonshëm i urgjencave kirurgjike.

Apandesiti Akut dhe Shkaqet

Ndodh kur organi mbushet me elementë që shkaktojnë fryrjen e tij, të tilla si mukusi, fekalet, parazitët, trupat e huaj ose gurët, rritja jonormale e gjëndrave limfatike, ndonjëherë edhe nga tumore. Ngecja e këtyre materialeve çon në rritjen e numrit të mikrobeve të pranishme në appendix, zhvillimin e tyre dhe infeksionin e organit duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjikale.

Mosha më e rrezikuar

Zakonisht prek moshat nga 6 deri në 20 vjeç dhe më rrallë fëmijët nën 4 vjeç apo të moshuarit. Nëse sëmundja nuk trajtohet shpejt, infeksioni mund të përhapet në organet përreth dhe në hapësirën e barkut duke dhënë kështu një peritonit.

Simptomat

-Dhembje abdominale në zonën rreth kërthizës ose në nivelin e stomakut duke u spostuar në pjesën e poshtme të djathtë të barkut ose të fillojë dhe të persistojë direkt në këtë anë; dhembja mund të shtrihet edhe në të gjithë barkun në rast të përhapjes së infeksionit (peritonit)

-Të përziera dhe të vjella;
-Humbje të oreksit;
-Temperaturë edhe pse jo shumë e lartë (37,2 – 38°C)
-Ndonjëherë dhembje të këmbës së djathtë
-Ndryshime në sjellje te fëmijët e vegjël
-Kapsllëk ose diarre
-Pamundësi për të nxjerrë gazrat
-Fryrje të barkut

Kur duhet të paraqitemi te mjeku?

Sa herë që keni dyshimin se një dhembje e barkut mund të jetë për shkak të apendecitit, duke konsideruar simptomat e lartpëmendura. Nëse mendoni se keni apendecit nuk duhet të pini lëngje apo të konsumoni ushqime të tjera në mënyrë që të mos rëndoni simptomat dhe të jeni gati për një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale.

Leave a Comment