VARËSIA NGA SUBSTANCAT NARKOTIKE

Varesia nga substancat narkotike, nënkuptohet fakti, kur një person nuk mund të ndërprej përdorimin e drogës pavarsisht dëshirës dhe vullnetit për ta ndërprerë. Motivi-Nxitja për të përdorur drogë, është aq i fortë sa që është shumë e vështirë për ta kontrolluar edhe pse personi është i bindur për dëmet që është duke i shkaktuar droga.

Varesia nga Substancat Narkotike

Kur njerëzit fillojnë të përdorin drogë , ata nuk mendojnë se do të bëhen të varur. Ata e pëlqejnë shumë mënyrën se si drogat i bejnë të ndihen. Thjeshtë, kanë besim se mund ta kontrollojnë drogën; ata besojne se mund të përdorin drogë aq sa duan dhe kur duan. Por, drogat shkaktojnë ndryshime ne tru dhe trup, kështu që pas një kohe personat kanë nevojë të përdorin drogë për tu ndier normal ose si para fillimit të përdorimit të drogës. Kjo është varësia ndaj drogave e cila mund të shfaqet shumë shpejtë dhe të zgjatë gjatë gjithë jetës.

Varësia mund te vijë në atë stad, saqë bëhet më e jetike sesa nevoja për të ngrënë dhe për të fjetur. Nxitja-motivi per te siguruar dhe përdorur drogë vjen dhe bëhet e vetmja gjë për të cilën personi mendon; pra e zë cdo moment të jetës së personit. Varësia nga substancat narkotike zëvendësohet me të gjitha gjërat që personi më parë gjente kënaqesi. Personi i cili eshte i varur mund të bëjë pothuajse gjithcka, të gënjej, vjedh, lëndoj njerëz etj, vetëm për të siguruar drogë. Për këto sjellje personi mund të arrestohet.

Duhet theksuar se varësia është sëmundje, sikurse diabeti dhe kanceri. Varësia nuk është thjeshtë një dobësi e personalitetit. Askush nuk është i shpëtuar nga varësia. Njerëz të të gjitha shtresave, të pasur ose te varfër mund të bëhen të varur. Varësia mund të ndodh në cfardo moshe, por zakonisht fillon kur personi eshte i ri.


Ekzistojnë dy forma të varësisë, varësia fizike dhe psikologjike. Varësia fizike nënkupton ndryshimet fiziologjike, që ndodhin në organizëm si rezultat i marrjes së rregulltë të drogave, si rrjedhojë organizmi mësohet me prezencën e drogës dhe ndërprerja e menjëherëshme e saj shkakton sindromën e tërheqjes. Varësia psikologjike nënkupton sjelljet kompulsive apo shprehi e përdorimit të drogave për ta përmbushur nevojën psikologjike, ose tundimin të cilin është shumë e vështirë për ta mposhtur.

Drogat janë substanca psikoaktive të cilat veprojnë në tru duke shkaktuar efekte të ndryshme. Drogat të ndryshme, japin efekte të ndryshme. Disa droga arrijnë të ngrisin gjendjen emocionale të njeriut (drogat stimulante), disa kanë veprim qetësues (drogat depresante)dhe disa i bëjnë të shohin gjëra dhe të dëgjojnë zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (drogat halucinogjene). Duhet te keni parasysh, që këto efekte pozitive janë të përkohshme dhe pas një kohe përcillen me pasoja të cilat mund të zgjasin për një kohë edhe pasi personi e nderpren përdorimin e drogave ose mbeten dëmtime të përhershme.

Përdorimi i drogave çrregullon funksionimin normal të trurit duke çrregulluar punën e neurotransmeterëve. Neurotransmeterët janë substanca kimike të trurit të cilat mundësojnë bartjen e informatave në tru dhe trupin tonë.
Kur personi përdor drogë, ai/ajo ka lejuar të “mësoj” trurin se drogat janë burim kryesor i kënaqësisë. Personi i varur nga drogat nuk ndien më kënaqësi nga jeta normale. Disa droga mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën fizike të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë në mënyrën se si ne sillemi dhe ndihemi me veten dhe botën që na rrethon.

Disa droga mund te ndryshojnë shumë shpejtë gjendjen emocionale –disponimin. Ju bejne te ndiheni te piklluar, të zemruar ose te frikësoheni pa ndonje arsye të qartë. Drogat mund të ju bëjnë të silleni në mënyrë jo të zakonshme. Ju mund te reagoni më shumë se që duhet ndaj situatave ose problemeve të jetës së përditshme. Ju mund te shihni gjëra ose dëgjoni zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë. Ju mund te mendoni se dikush dëshiron t’iu lëndoj. Gjithashtu, ju mund të bëheni të dhunshëm-agresiv.

Perdorimi i drogave mund të dëmtoj aftësinë për të ndier kënaqësi ndaj gjërave. Kur ju beheni të varur nga drogat, gjërat që i’u bënin të ndiheshit mirë, psh takimi me shokë, shikimi i nje filmi, leximi etj, nuk ju bëjnë më të ndiheni mire si më parë. Zakonisht, ju mund të filloni të ndieni përsëri këto kënaqësi, pasi të ndërpreni përdorimin e drogave, por kjo kërkon kohë.

NDIKIMI I DROGAVE NE TRUPIN E NJERIUT

Përdorimi i drogave mund të shkaktoj probleme shëndetësore në organizimin e përdoruesit. Natyra dhe shkalla e dëmtimit varet nga llojii i drogës, mënyra e përdorimit, shpeshtësia dhe kohëzgjatja e përdorimit.
Disa droga mund të dëmtojnë mushkritë. Tymosja e duhanit mund te shkaktoj kancerin, emfizemen, infeksione të tjera të mushkrive si dhe kollitjen. Tymosja e marijuanës gjithashtu mund të shkaktoj infeksione të mushkrive dhe kollitje të shpeshtë.

Drogat të cilat kane veprim qetësues ne organizëm (që ngadalsojnë procesin e sistemit nervor) sic eshte heroina dhe barërat kundër dhimbjeve mund të shkaktojnë ndërprerjen e frymëmarrjes.
Inhalantët (drogat që përdoren përmes hundës) mund të dëmtojnë mushkritë dhe rrugët e frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë mund të shkaktojnë probleme në procesin e frymëmarrjes e deri në ndaljen e saj.

Shumë droga perfshirë këtu kokainën, heroinën dhe medikamentet kundër dhimbjes mund të dëmtojnë mukozën e lukthit e cila mund të shpie deri në sëmundjen e ulcers (I thati në lukth) e cila përcillet me dhimbje të mëdha dhe vjellje.Kokaina dhe heroina gjithashtu, mund të dëmtojnë veshkat. Ndonjeherë, veshkat mund të dëmtohen deri në ate shkallë sa që mund të cojne në dializë, ku personi duhet të bëjë trajtime mjekësore, që zgjasin me orë dhe për cdo javë.

Alkooli dhe inhalantët mund të dëmtojnë mëlqin. Mëlqia është organ jetësor i njeriut e cila ndryshe quhet edhe laboratori i organizmit, që bënë pastrimin e trupit prej helmeve të ndryshme. Dëmtimi i mëlqisë shkakton uljen e qëndrueshmerisë së përgjithshme të organizmit dhe rrit mundesitë për shfaqie të sëmundjeve të tjera.

Përdorimi intravenoz mund të demtojë venat. Shpimi i shpeshte i venave mund të dëmtoj elasticitetin e venave dhe humbjen e tyre. Dëmtimi i venave mund të përcillet edhe me trombozë. Përdorimi i gjilpërave dhe shiringave të papasterta mund të shkaktojë marrjen e infeksioneve sic ështe HIV-AIDS, si dhe hepatitit B dhe C.

Varesia nga Substancat Narkotike dhe menyrat e trajtimit

Tretmani i ndihmon njerëzit të ndërprejnë përdorimin e drogave prej të cilave ata janë të varur. Ekzistojnë lloje të ndryshme të trajtimit të varësisë: psikoterapia, terapia me medikamente. Efekti trajtimit është më i madh kur kombinohen keto dy lloje te trajtimit. Tretmani i ndihmon klientëve për të mësuar mënyra për të luftuar nxitësit të cilët i shtyejnë personat për të përdorur drogë dhe për të ri fituar kontroll mbi jetën e tyre.

Njerëzit fillojnë të perdorin drogë për arsye të ndryshme. Ndonjëherë, ata perdorin drogë sepse ndihen të shqetesuar rreth problemeve të tyre personale dhe nuk din se si të përballen me to. Drogat megjithëse mund të japin ndjesi pozitive të përkohshme, ato i përkeqesojnë edhe me shumë keto probleme. Trajtimi mund ti ndihmoj njerëzit që të punojnë me problemet e jetës se tyre, sic mund të jenë problemet familjare, problemet financiare, problem në shkollë, problem në punë, problem me vetebesimin etj.

Perdorimi i drogës mund të crregulloj cdo pjesë të jetës së personit. Andaj, trajtimi eshte i nevojshëm për te punuar ne cdo sferë të jetës, në marrëdhëniet që kemi me të tjerët, mënyrën se si ne gjejmë kënaqesi ne jetë dhe në mënyrën se si ne perballemi me problemet. Trajtimi është më efektiv kur personi është në fazat e fillimit të përdorimit të drogave. Ne themi se nje person është në shërim atëherë kur një person e ndërpren përdorimin e drogave dhe mësohet të jetojë jetën i lire nga drogat

Egzistojne lloje te ndryshme të trajtimeve për ti ndihmuar klientet që të perballojnë sa më lehtë simptomat e tërheqjes:

Trajtimet mjekesore:

Terapia zevendesuese me metadon
Terapia zevendesuese me subotex
Detox programi
Trajtimet psikologjike

Grupet e vetendihmes
Terapia/Keshillimet individuale dhe grupore

PARANDALIMI I DROGAVE

Problemet e krijuara nga droga nuk marrin fund kur ajo nuk konsumohet më. Efektet e krijuara nga përdorimi i substancave narkotike mund të lënë pasoja të mëdha, si fizike, ashtu dhe psikologjike. Edhe ai që nuk konsumon më drogë prej kohësh mund të ndiejë “momente boshllëku”. Përdorimi i rregullt i drogës mund të zvogëlojë aftësinë e një njeriu për t‘u përqendruar, për të punuar dhe mësuar, madje për një kohë të shkurtër mund të marrë një jetë. Megjithatë, pavarësisht rreziqeve dhe fushatave të pafundme, njerëzit vazhdojnë t‘i përdorin.

Të gjithat llojet e drogave janë helme. Sasia që konsumohet përcakton efektin: një dozë e vogël vepron si stimulues, një dozë mesatare vepron si qetësuese, ndërsa një dozë e madhe vepron si një helm dhe mund të vrasë një person.

Ekzistojnë më shumë se 2000 ilaçe për trajtimin dhe parandalimin e drogave në fazën e eksperimentimit klinik, me ndërhyrjen direkte ose financimin e shumë klinikave të specializuara në këtë fushë.
Përballë këtij problemi ekonomik dhe politik botëror, parandalimi parësor duhet bërë nëpërmjet sistemit juridik, duke nxjerrë dispozita ligjore dhe nënligjore për të ngushtuar sa më shumë trafikun ilegal të drogës dhe për të pakësuar sa më tepër shpërndarjen e drogave legale.

Leave a Comment