Çfarë është mëlçia e dhjamosur joalkoolike dhe rreziku qe ajo ka?!

mëlçia e dhjamosur

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyrna, por kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10% të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur.

Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen:

  1. Shpërbërja e ushqimeve
  2. Ruajtja rezervë e vitaminave, hekurit dhe mineralve të tjera të rëndëishme për trupin
  3. Prodhimi i proteinave
  4. Prodhimi i lëngjeve biliare për tretjen e ushqimeve
  5. Shpërbërja e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme

Mëlçia e dhjamosur dhe simptomat (shenjat)

Mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe me biopsi të mëlçisë.
Është një nga arsyet më të shpeshta për njw rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit dhe rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë. Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej melçisë, procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Me pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist

Mëlçia e dhjamosur dhe trajtimi

Mëlçia e dhjamosur shpesh herë nuk shkakton probleme. Ne këto raste ajo quhet asimptomatike. Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika tek pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por gjithsesi është mire të bëhen përpjekje. Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mire i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçise. Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë dhe medikemente. Ushqehuni në mënyrë të shëndetëshme dhe të balancuar. Rrisni aktivitetin tuaj fizik.

Kryeni kontrolle periodike të rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë. Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime, por mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis. Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin. Në këtë rast quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë. Kjo situatë quhet cirrozë. Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionimin e mëlçisë. Steatohepatitis joalkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

Leave a Comment