Si ndikon sëmundja e Alzheimer në zemër?

Sëmundja e Alzheimer është forma më e zakonshme e dementias, e karakterizuar nga vështirësi me kujtesën, të menduarit dhe sjelljen që përkeqësohet në mënyrë progresive me kalimin e kohës. Studiuesit kanë zbuluar se sëmundja e Alzheimerit është shkaktuar nga ndërtimi i proteinave beta amiloide në hapësirat midis qelizave të trurit. Megjithëse truri është organi i parë ku vërehen simptomat e sëmundjes, sëmundja e Alzheimerit prek më shumë sesa vetëm trurin – është një sëmundje sistemike që mund të prekë edhe zemrën!

“Please remember the real me when I cannot remember you.”

Julie White
sëmundja e Alzheimer

Studiuesit zbuluan se pacientët me sëmundjen e Alzheimerit shfaqnin ngurtësi shtesë në barkushen e majtë, e cila është dhoma më e trashë e zemrës përgjegjëse për pompimin e gjakut në pjesën tjetër të trupit. Ata vëzhguan se kjo ngurtësi ishte për shkak të depozitave beta amiloide në muskulin e zemrës. Kjo është e rëndësishme sepse, kur barku i majtë bëhet shumë i trashë, rrjedhimisht bëhet i paaftë të pompojë gjak të mjaftueshëm në të gjithë trupin, duke çuar në dështim të zemrës.

Simptomat e sëmundjes së Alzheimer

Nëse jeni të brengosur se ju apo një i afërt i juaji mund të ketë sëmundjen e Alzheimerit, janë 10 simptoma primare, që duhet konsideruar. Çdo person është i ndryshëm dhe mund të ketë më shumë ose më pak simptoma se sa këto 10 simptoma. Flisni me doktorin tuaj nëse vëreni 1 ose më shumë tek vetja apo tek personat e afërt:

  • Humbja e kujtesës që afekton jetën e përditshme: Shembujt përfshijnë harrimin e datave të rëndësishme ose gjërave që sapo keni mësuar; bërja e të njejtës pyetje vazhdimisht; ose varshmëria nga shënimet rikujtuese, teknologjia ose nga mbamendja e gjërave nga antarët tjerë të familjes.
  • Ndryshimet në aftësinë për të ndjekur një plan apo për të zgjidhur një problem: Kjo mund të përfshijë vështirësinë për t’u koncentruar në një problem, të tillë si problemet matematikore; ndjekja e një plani, të tillë si recetat; ose vëmendja në obligimet me orar të caktuar, të tilla si pagesa e faturave mujore.
  • Ndryshime në aftësinë për të përfunduar obligimet familjare:
    Sëmundja e Alzheimerit mund të vështirësoj bërjen e gjërave, që më parë i keni bërë gjatë tërë kohës. Për shembull, mund të jetë e vështirë t’i bëni punët e përditshme shtëpiake, të kryeni porosi, apo të përfundoni një detyrë rutinore në punë.
  • Konfuzion për kohën dhe vendin:
    Shembujt përfshijnë humbjen e gjurmëve se sa kohë ka kaluar, datën apo ditën e javës, të harroni se ku jeni dhe se si keni arritur atje.
  • Probleme me pamjen apo kuptimin e informatave vizuale:
    Shembujt përfshijnë vështirësi në të kuptuarit e leximit, identifikimit të ngjyrave, gjykimin e distancave, apo të bëheni konfuz lidhur me atë që po shihni.
  • Probleme me fjalët:
    Shembujt përfshijnë harresën e fjalëve në mes të bisedave, përsëritjen e pjesëve të bisedës, apo probleme me fjalor, të tilla si referimi i gjërave me emra të gabuar.
  • Vënja e gjërave në vend të gabuar:
    Shembujt përfshijnë vendosjen e gjërave në vende të pazakonshme, humbja e shpeshtë e gjërave, paaftësia në rishikimin e hapave të bërë në mënyrë që të gjeni një objekt të humbur, madje edhe akuzimi i të tjerëve për vjedhje.
  • Gjykim i dobtë:
    Shembujt përfshijnë mos përkujdesje në paraqitje apo pastërti dhe gjykimi i dobtë me para, si për shembull dhënja e sasive të mëdha të të hollave tek shitësit.
  • Tërheqja nga aktivitetet:
    Shembujt përfshijnë tërheqjen nga aktivitetet sociale, projektet e punës apo tubimeve familjare, apo braktisja e një hobi, sporti apo aktiviteti të preferuar.
  • Ndryshime në disponim dhe personalitet:
    Shembujt përfshijnë të bërit konfuz, dyshues, i mërzitur, i dëshpëruar, i frikësuar apo i shqetësuar, sidomos kur jeni në vende të reja e të panjohura.

Bazuar në këto gjetje fillestare, studiuesit arritën në përfundimin se sëmundja e Alzheimer është më shumë sesa thjesht një sëmundje e trurit.

Disa këshilla për ruajtjen e shëndetit të trurit dhe zemrës:

  • Qëndroni aktivë dhe ushtrohuni rregullisht,
  • Bëni gjumë të mirë natën,
  • Konsumoni ushqime për një zemër të shëndetshme,
  • Mos pini duhan

Si diagnostikohet sëmundja e Alzheimerit?

Diagnoza e Alzheimerit mund të marrë shumë kohë. Nuk ka asnjë test që mund t’i tregoj doktorit tuaj se a e keni apo jo këtë sëmundje. Jepini doktorit tuaj informata të mjaftueshme për ta ndihmuar, që ta përcaktoj shkakun e simptomave tua. Doktori juaj mund të vlerësoj tek ju apo të afërmit tuaj këto:

  • Shëndeti actual dhe historia mjekësore
  • Rutina ditore dhe ndonjë ndryshim në sjellje
  • Aftësitë në kujtesë, zgjidhje të problemeve, vëmendjen dhe aftësitë gjuhësore
  • Teste laboratorike, të tilla si analizat e gjakut apo të urines
  • Skanimi i trurit për të kontrolluar për probleme, të tilla si sulmet në tru, që mund t’i shkaktojnë simptomat.

Duke u bazuar në këto informata, doktori juaj pothuajse mund të tregoj nëse ju keni demencë. Doktori juaj ka të ngjarë të jetë në gjendje të tregoj nëse sëmundja e Alzheimerit është shkaktari i demencës suaj. Sidoqoftë, sëmundja e Alzheimerit mund të diagnostikohet me siguri vetëm pas vdekjes. Kjo ndodh kur truri ekzaminohet me mikroskop. Truri i një personi që ka pasur sëmundjen e Alzheimerit do të shfaqë ndryshime të dallueshme, të cilat ndodhin vetëm kur Alzheimeri është shkaktari i demencës.

Të jetosh me sëmundjen e Alzheimerit

Jetëgjatësia e një personi të diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit dallon prej personit në person. Shumica e njerëzve jetojnë 4 deri 8 vite pas diagnoztifikimit me sëmundjen e Alzheimerit. Disa jetojnë me këtë sëmundje deri në 20 vite.

Leave a Comment