Pse vitamina B-Kompleks duhet të jetë pjesë e ditës suaj?

Vitamina B-Kompleks përbëhet nga tetë vitamia që janë: B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12, të cilat kryejnë një mori funksionesh të dobishme në organizmin e njeriut.

OTI Vitamina B-Kompleks
OTI – B Complex

Cilat janë përfitimet qe ka Vitamina B-kompleks?

Vitamina B-kompleks luajnë një rol jetësor në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Si blloqet ndërtuese të një trupi të shëndetshëm, vitaminat B kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet tuaja të energjisë, funksionin e trurit dhe metabolizmin e qelizave.

Kompleksi i vitaminës B ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe nxit:

  • shëndetin e qelizave
  • rritjen e qelizave të kuqe të gjakut
  • nivelet e energjisë
  • shikim të mire
  • funksionin e shëndetshëm të trurit
  • tretje të mirë
  • oreks të shëndetshëm
  • funksionin e duhur nervor
  • prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit
  • shëndetin kardiovaskular
  • tonin e muskujve

Te femrat

Vitaminat B janë veçanërisht të rëndësishme për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Këto vitamina ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe ulin rrezikun e defekteve të lindjes.

Për gratë shtatzëna vitaminat B mund të rrisin nivelet e energjisë, të lehtësojnë të përzierat dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të preeklampsisë.

Te meshkujt

Vitaminat B mendohet se rrisin nivelet e testosteronit te meshkujt, të cilat ulen me kalimin e moshës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë meshkujt të ndërtojnë muskuj dhe të rrisin forcën.

Si mund ta dalloni nëse keni mangësi?

Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitamina B duke konsumuar një dietë të ekuilibruar, por megjithatë është ende e mundur të keni mangësi.

Simptomat që nuk po merrni mjaftueshëm vitamina B:

  • skuqjet e lëkurës
  • çarje rreth gojës
  • lëkurë me luspa në buzë
  • gjuha e fryrë
  • lodhje
  • dobësi
  • anemi
  • konfuzion
  • nervozizëm ose depresion
  • të përziera
  • ngërçet e barkut
  • diarre
  • kapsllëk
  • mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe duar

Leave a Comment