Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit:

  1. KARCINOMA DUKTALE (e kanaleve qumështçueshe)
  2. KARCINOMA LOBULARE( e indit gjëndror qumështprodhues) : fillon në pjesët e gjirit te cilat quhen lobule.

Në raste te rralla mund te paraqitet edhe nga inde të tjera të gjirit(nga indi lidhor, indi vazor,indi limfatik, kercor, eshtror). Karcinoma e gjirit mund te jete dy llojëshe: INVAZIVE dhe JO-INVAZIVE.

INVAZIVE do te thotë që karcinoma është i ka tejkaluar kanalet e qumështit dhe është përhapur në indin përreth kanalit a lobulit të gjirit.
JO-INVAZIVE do te thotë se ende nuk e ka kaluar mebranën bazale të kanalit a të lobulit të gjirit. Ky lloj ndryshe quhet “IN SITU”.

  • Shume karcinoma te gjirit janë te ndjeshme ndaj hormoneve “Estrogjene” (hormone seksuale). Këto hormone i ndihmojnë masës kanceroze që te përparoj. Karcinomat e tilla kane receptore estrogjen në qendër te qelizave te tyre – karcinome ER-pozitive.
  • Disa gra kane karcinomen e llojit HER2-pozitive te gjirit. HER2 i referohet gjenit i cili ndihmon qelizat karcinome te rriten, te ndahen dhe te shumohen. Ky lloj historikisht është tejet agresiv dhe ka rrezik te larte që te rikthehet pas një kohe në krahasim me llojet e tjera.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceret e hershëm të gjirit zbulohen nga një mamografi. Gunga të shfaqura në nyjet limfatike në sqetull mund të jenë tregues të kancerit të gjirit. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.

Shenjat e tjera të kancerit të gjirit përveç një gunge mund të përfshijë trashësi të ndryshme nga indet e tjera të gjoksit, një gjoks që bëhet më i madh ose më i ulët, një thithkë që ndryshon pozicion ose madhësi ose futet në brendësi, rrudhosje e lëkurës ose groposja, një skuqje në ose përreth thithkës, shkarkim nga thithka/t, dhimbje konstante në pjesë të gjoksit ose sqetullës, dhe enjtja përreth sqetullës ose klavikulës. Dhimbja (“mastodynia”) është një simptom qe nuk çon peshë në caktimin e prezencës atë mungesës së kancerit të gjirit, por mund të jetë tregues i çështjeve të tjera të shëndetit të gjirit.

Një tjetër simptomë komplekse e raportuar e kancerit të gjirit është sëmundja Paget e gjirit. Kjo sindromë shfaqet si një ndryshim lëkure s ngjashme me ekzemat, të tilla si skuqje, çngjyrosja, ose skuqje e lehtë e lëkurës së thithkës. Në përparimin e sëmudjes Paget të gjoksit,simptomat mund të përfshijnë ndjesi si shpim me gjilpërë, kruajtje, rritje e ndjeshmërisë, djegie, dhe dhimbje. Përafërsisht gjysma e femrave të diagnostikuar me sëmundjet e Paget të gjoksit kanë një gungë në gji.

Faktorët e rrezikut të cilët nuk mund t’i ndryshojmë

  • Mosha dhe gjinia—Mosha më e prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 50 vjet. Mirëpo vlen të ceket se në mosha më të reja karcinoma ka gjasa të jetë më agresive sesa tek moshat më të shtyra.
  • Historia familjare e kancerit të gjirit— përfshin 15% të femrave me histori familjare të kësaj sëmundjeje janë të rrezikuara.
  • Gjenet—Disa njerëz kanë gjene të cilat e bëjnë të mundur zhvillimin e kancerit të gjirit.Këto defekte janë gjetur në gjenet : BRCA1 DHE BRCA2.
  • Cikli menstrual—Femrat të cilat kanë filluar ciklin me moshën nën 12 vjeçare ose kanë arritur menopauzën mbi moshën 55 vjeçare kanë rrezik të rritur për kancer të gjirit.

Disa rreziqe të tjera përfshijnë

  • Duhan (shton frekuencën për 4 %)
  • Përdorimi i alkoolit— mbi 1-2 gota në ditë
  • Gratë që nuk kanë lindur (nulliparae)
  • Lindja e fëmijës së parë mbi moshën 30 vjeçare
  • Kontracepcioni (hormonet kundër ngelies me barrë);
  • Rrezatimi— për fëmijët dhe për te rinjtë
  • Trashësia (obesitas)
  • Puna në orët e vona – natën;

Simptomat

Kanceri i hershëm (në faza fillestare) zakonisht nuk shkakton simptoma, kështu që preferohet kontrollim i kohëpaskohshëm i gjinjve.

Simptomat kryesore:

Gjendër e fortë, e palëvizshme, zakonisht pa dhembje.
Ndryshim në formë, madhësi ose në pamje.
Rjedhje e lëngut nga maja e gjirit-mund të jetë: me gjak, ngjyrë ndryshku. Nderkaq, lengu i verdhë, i gjelbër, zakonisht paraqiten te pezmatimet e gjirit;
Simptomat e tjera : dhembja e gjirit, irritimi i lëkurës së gjirit, ënjtja e krahut a e qafës(limfadenopatia metastatike ne sqetull a qafe), humbja në peshë, etj.

Tretmanët të cilat duhet të ndërmirren pas diagnostikimit

  • Ndërhyrja kirurgjikale—Përheqjen e tumorit (lumpectomy); segmentit (quadrantectomia) apo të tërë gjirit (mastectomia simplex apo mastecomia radicalis modificata) varësisht nga stadi i diagnostikuar
  • Kimioterapia—Për mbytjen e qelizave kancerogjene
  • Radioterapia—Për shkatërrimin e indeve kanceroze
  • Hormonoterapia
  • Imunoterapia

Leave a Comment