Rëndësia e Aktiviteteve Fizike në Shëndetin Mendor

Të qëndruarit aktiv është po aq i rëndësishëm për trurin sa është për trupin.

Mendja dhe trupi janë shumë të lidhura me njëra tjetrën. Kur ju përmirësoni shëndetin tuaj fizik, ju automatikisht përjetoni një mirëqenie më të lartë mendore dhe emocionale. Aktiviteti fizik gjithashtu cliron endorfina, kimikate të fuqishme që rrisin humorin dhe ofrojnë energji të shtuar. Ushtrimet fizike ose aktiviteti i përditshëm mund të kenë një ndikim të madh në problemet e shëndetit mendor ose emocional, të lehtësojnë stresin, të përmirësojnë kujtesën dhe të ndihmojnë të kesh një gjumë më të rehatshëm.

Por cfarë nëse unë i urrej ushtrimet?

Epo, të jesh i sigurt se nuk je i vetmi. Të ngresh pesha në një palestër ose të përdorësh makinën për vrap nuk është ëndrra e cdo njeriu ose aktiviteti i preferuar gjatë kohës së lirë. Por nuk ke pse të jesh një fanatik palestre për të korrur përfitimit e të qenit aktiv. Dilni për një shëtitje në drekë, bëni blerje në një qendër tregtare, luani me top me qenin tuaj, vallëzoni me këngët tuaja të preferuara, luani lojëra që përfshijnë aktivitetet me fëmijët tuaj, dilni me bicikletë ose shkoni ne takimet e planifikuara me kembe dhe jo me makinë. Nuk ke pse të ushtrohesh deri në rraskapitje apo sa të të dhëmbin të gjithë muskujt.

Dhe disa ushtrime fizike modeste mund të bëjnë një dallim të madh për shëndetin tënd mendor dhe emocional. Kjo ka rezultuar mënyra më efikase për të rritur energjinë tuaj dhe për të fituar një sens kontrolli mbi shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Këshilla për të filluar një rutinë ushtrimesh

  • Synoni për 30 minuta aktivitet në shumicën e ditëve. Nëse është më e lehtë, tre séance 10-minutëshe mund të jenë po aq efektive. Filloni që tani duke dale për një shëtitje ose kërceni me këngën tuaj të preferuar.
  • Planifikoni në mënyrë te rregullt të realizoni gjatë ditës tre ushtrime ritmike që përfshijnë edhe krahët edhe këmbët e tua, sic janë të ecurit, të vrapuarit, noti, trajnimi me pesha, artet marciale, ose vallëzimi.
  • Shtoni një element të mindfulness në ushtrimet e tua. Në vend që të fokusohoheni në mendimet e tuaja, fokusohuni në mënyrën se si ndihet trupi yt gjatë kohës që ti lëviz – ose se si këmbët e tua godasin dyshemenë, për shembull, ritmi i frymëmarrjes, ose ndjesia e erës në lëkurën tënde.

Leave a Comment