Detox pas festave të fundvitit

Recetat tradicionale me yndyrë të lartë dhe ëmbëlsirat me shumë kalori kanë ngadalësuar metabolizmin, megjithatë ju mund të detoksifikoheni dhe t’i humbisni gramët e marrë, shpresojmë nuk janë kilogramë, me disa lëngje frutash dhe perimesh me efekt të lartë dobësues dhe detoksifikues.

Të gjithë kemi nevojë të pastrohemi dhe të gjithë mund të përfitojmë nga pastrimi. Në ditët tona, stili i jetës së pashëndetshme mund të jetë burim i shumë problemeve shëndetësore. Për shumë arsye, trupi grumbullon toksina, me gjithë luftën e organizmit për t’i eliminuar.

Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes. Por a i njeh përfitimet e detoksifikimit? Nuk është asnjëherë vonë për ta filluar.

Përfitimet e detoksikimit

  1. Humbje peshe
  2. Ul nivelin e kolesterolit
  3. Ndihmon tretjen
  4. Eliminon dhimbjet e shpinës
  5. Lëkurë më e pastër
  6. Largon ekzemën
  7. Përmirëson shëndetin mendor
  8. Eliminon parazitët
  9. Përqendrim më i mirë
  10. Redukton nivelin e sheqerit në gjak
  11. Ul inflamacionin
  12. Qetëson dhimbjet e muskujve
  13. Redukton artritin
  14. Përmirëson gjumin
  15. Largon mendimet negative
  16. Eliminon toksinat dhe metalet e rënda

Pastrimi i aparatit tretës nga toksinat është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes në fillimvit. Dietat moderne, zakonisht përbëhen nga proteina, me ushqime të përpunuara, duke çuar kështu në një sistem të tejngopur tretës dhe në probleme të rënda në zorrë. Mungesa e fibrave në ushqimet që hamë kontribuon në fryrje dhe probleme serioze me tretjen.

Po ashtu, toksinat nxisin në komplikime serioze shëndetësore si koliti, ulçera, deri edhe në kancer të zorrës së trashë. Që trupi ka nisur të grumbullojë më shumë toksina e tregojnë edhe sëmundjet tona të zakonshme, siç janë migrena, lodhja, pagjumësia, stresi, ekzema, aknet, sistemi i ulët imunitar, alergjia etj.

Leave a Comment