Ushqimi dhe shtatzënia

Shtatzënia është koha e ndryshimeve në jetën e çdo gruaje. Jeta e përditshme nuk i përgjigjet tashmë vetëm nevojave personale por edhe nevojave të një krijese të re (ose më shumë se një). Një ushqim i mirë në shtatzëni, është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej, ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë jetës së tij. Gjithashtu një ushqim i mirë është, jo më pak i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe mirëqenien e vetë gruas. Gjatë shtatzënisë, i jepet një shans të gjithë familjes për të rishikuar mënyrën e ushqimit dhe të jetesës.

Ushqimi gjatë shtatzënisë

Gratë nuk kanë nevojë për ushqim të veçantë edhe pse presin një fëmijë. Ushqimi i zakonshëm, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, plotëson nevojat si të nënës ashtu edhe të fëmijës, me disa përjashtime të vogla. Grave shtatzëna p.sh. ju rekomandohet të marrin vitaminë B, acide folike në formë tabletash dhe mundësisht të hanë ushqime të pasura me acid folik, pasi acidi folik ul mundësinë e dëmtimit të embrionit. Në të njëjtën kohë, duhet që gratë të marrin vitaminën D si plotësuese. Vitamina D gjendet tek tabletat dhe vaji i peshkut si dhe multivitaminat. Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit është shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë, si dhe disa produkte si p.sh. peshk apo mish duhen të mos përdoren të pa gatuara gjatë kësaj periudhe.

Shtesa normale e peshës gjatë shtatzënisë

Udhëzimet mbi shtimin normal të peshës trupore gjatë shtatzënisë, bazohen mbi peshën përpara shtatzënisë dhe u referohen kërkimeve mbi shëndetin e nënës dhe fëmijës. Grave, të cilat janë në ose nën peshën e duhur, ju rekomandohet të shtojnë më shumë në peshë sesa ato gra, që kanë qenë mbi peshën normale përpara shtatzënisë. Të gjitha gratë, sido që të jetë, duhet të shtojnë në peshë gjatë shtatzënisë, pra shtatzënia, nuk është aspak koha për të mbajtur dietë dhe rënë nga pesha.

Dieta mund të shkaktojë dëmtim në zhvillimin dhe pjekurinë e fetusit.
Më pak apo më shumë shtim në peshë sesa tregon tabela e meposhtme, do të ishte normale.
*Koeficienti i peshës trupore (BMI) = pesha (kg)/(gjatësia (m) x gjatësia (m)).

Shembull: Gruaja, gjatësia e së cilës është 1,70 cm dhe pesha 67 kg përpara shtatzënisë, ka koeficientin e peshës trupore 23,2 kg/m2 ( është në peshën normale). Për të është optimale një shtesë trupore në shtatzëni 12-18 kg. Gratë me gjatësi trupore të vogël si dhe ato mbi peshë, duhet të bëjnë përllogarritjen duke u bazuar tek koeficienti më i ulët. Duhet patur parasysh se, në raste e binjakëve apo më tepër fëmijëve, është normale që pesha trupore të jetë më e madhe se sa kjo e shembullit.

Udhëzime mbi shtimin në peshë (kg) gjatë shtatzënisë
Gratë në peshë normale ose nën peshën normale (BMI < 25) 12 – 18 kg Gratë mbi peshën normale (BMI > 25) 7 – 12 kg
Në se gëzoni shëndet të plotë, nëse stili juaj i jetesës është i shëndetshëm, nëse ushqimi që perdorni është i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, si dhe në sasinë e duhur, atëherë ndonjë luhatje e lehtë në peshë, poshtë apo lart peshës së sygjeruar në sygjerimet e mësipërme, nuk duhet të përbënte shqetësim për ju.

Duhet ti jepni vetes kohën e duhur për të ngrënë 3-5 vakte në ditë


Shumë njerëz e kanë bërë zakon të hanë në mënyrë të çrregullt ose me nxitim, duke shmangur kështu vaktet kryesore. Është më mirë për nënën dhe fëmijën që të gjejnë kohë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë, si dhe diçka të vogël midis vakteve kryesore. Në këtë mënyrë, sigurohet që ushqimi i cili i dërgohet fetusit në barkun e nënës, të jetë në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë.

Llojshmëria ka një rëndësi të veçantë, duke siguruar të gjithë përbërësit e domosdoshëm nëpërmjet ushqimit. Një ushqimi jo i larmishëm, bëhet shkak për mosmarrjen e të gjithë përbërësve ushqimorë. Një ushqim i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, garantohet duke përdorur çdo ditë:
të gjitha llojet e perimeve dhe frutave, kryesisht në vaktet kryesore si dhe midis tyre ushqime të pasura në fibër si p.sh. drithërat e mëngjesit, si dhe bukë me krunde, peshk të freskët ose mish, vezë dhe fasule, bizele, thierza, produkte qumështi me përbërje të ulët yndyre duke zgjedhur ujin, si pijen freskuese më të mirë.

Në fillim të shtatzënisë, shumë gra kanë ndjesinë e përzierjes dhe kjo mund të shoqërohet me humbjen e oreksit ose dëshirën për të ngrënë një lloj të caktuar ushqimi, për një periudhë të caktuar. Në qoftë se gruaja nuk humbet shumë në peshë dhe përpiqet të hajë lloje të ndryshme ushqimesh, atëherë nuk ka arsye për tu shqetësuar. Mirë është që gruaja të hajë me ngadalë, me shije dhe me sasi të bollshme. Mirë është të hahen ushqime të ngrohta që përmbajnë peshk, mish ose fasule çdo ditë. Rekomandohet përdorimi i vajit në ushqim dhe në sallatë.

Gratë që hanë shpesh ushqime të gatshme si dhe ëmbëlsira dhe pinë shumë lëngje me gaz gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuara të shtojnë shumë në peshë dhe të mos plotësojnë përbërësit e duhur ushqimorë. Është e këshillueshme të minimizohet përdorimi i ushqimeve të lartpërmendura, megjithëse nuk është e domosdoshme të ndërpritet përdorimi i plotë i tyre, kur përdoret shumëllojshmëri ushqimesh të tjera. Tek peshqit dhe produktet e detit, gjenden përbërës ushqyes, të cilët nuk gjenden tek ushqimet e tjera. Midis tyre janë yndyrat omega -3, që janë të domosdoshme për zhvillimin e sistemit qendror nervor.
Për këtë arsye, grave shtatzëna, ashtu si edhe atyre jo shtatzëna, ju rekomandohet të hanë peshk të paktën
dy herë në javë, ose më shumë. Llojet më të zakonshme të peshqve që gjenden këtu në vend si p.sh. (ýsa,
þorskur, smálúða, steinbítur, skötuselur, silungur dhe lax) janë burim ushqimi të shëndetshëm që gratë
shtatzëna duhet ti shijojnë sa më shpesh.

Peshku i pa gatuar i çdo lloji qoftë, si dhe peshku i thatë, duhen të shmangen gjatë shtatzënisë për shkak të
baktereve ((Listeria monocytogenes) që mund të gjenden tek ata (shiko tabelën)
Duhet pasur gjithashtu parasysh që tek disa produkte deti të veçanta, grumbullohen përbërës (p.sh. metalet e rënda dhe përbërës organikë si p.sh. përbërësit PCB), të cilët gratë shtatzëna, gratë që kanë fëmijë në gji, si dhe ato që planifikojnë të kenë fëmijë, është më mirë tu shmangen. Përbërësit PCB për shembull, mund të grumbullohen tek organet dhe yndyra e peshkut dhe produkteve të detit. Këto produkte, nuk gjenden tek vaji i peshkut (lýsi) pasi janë larguar gjatë përpunimit të tij.
Të tjerë përbërës si p.sh. merkuri, mund të ketë ndikim negativ tek zhvillimi i fetusit dhe foshnjave.

Peshku është ushqim i shëndetshëm në shtatzëni por nuk duhet të hahet i pa gatuar
Shmangni gjatë shtatzënisë

  1. Peshk të konservuar
  2. Peshk të tymosur
  3. Peshk të thatë
  4. Sushi me peshk
  5. Balenë të konservuar
  6. Merlucë
  7. Peshkaqen
  8. Peshk shpatë
  9. Shojzë deti (>1.8 m ose 60 kg)

Mos hani më shumë se njëherë në javë

1. Ton peshku
2. Búra
Mos hani më shumë se dy herë në javë
1. Konserva Ton peshku
2. Vezë të zogut të zi
3. Balenë

Acidi folik

Mbrojtës kundër dëmtimeve të fetusit. Të gjitha grave të predispozuara të kenë fëmijë, u rekomandohet të marrin 400 miligram acid folik në ditë, si dhe ushqime të pasura me acid folik. Kërkimet kanë treguar që acidi folik, minimizon rrezikun e dëmtimit serioz të fetusit dhe sistemit qendror nervor. Frutat, perimet dhe drithërat e pasura me vitamina, janë produktet të cilat janë më të pasurat me acid folik. Megjithëse është e rëndësishme të fillohet marrja e acidit folik përpara fillimit të shtatzënisë, nuk ka arsye të shqetësoheni edhe pse shtatzënia mund të ketë filluar, përkundrazi, filloni menjëherë të merrni acid folik dhe të hani ushqime të pasura në acid folik. E këshillueshme është të merrni acid folik çdo ditë, për të paktën 12 javë.

Leave a Comment