TONIGHT BRIGHTENING MASK
Latest News & Offers
There are 116 products.
Një maskë e bardhë me argjil e dizenjuar për lëkurë të yndyrshme dhe mikse. Ndihmon që të pastrojë poret nga papastërtitë dhe të përthithë yndyrën e tepërt. Përmban një përbërës biotech të derivuar nga bimet me veti anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe efekt ngushtues tek poret dhe lëkura.
Ky krem ditë mbështjell lëkurën në hidratim dhe vonon shenjat e plakjes së parakohshme. Vepron për të qetësuar dhe hidratuar thellësisht lëkurën duke e mbrojtur atë nga efektet dëmtuese të rrezatimit UV dhe radikaleve të lira. Shëndeti i lëkurës i rikthehet dhe mbrohet.
SKINCODE Micellar water all-in-one cleanser
Përshkrimi: Ky locion i butë all-in- one përmban pika të vogla ose ‘miscele’ vaji. Të padukshme për syrin, këto pika kapin papastërtitë & make-up, duke lënë lëkurën të pastër & të freskuar me vetëm një veprim
Ky serum i lehtë është i formuluar për të liftuar dhe ndricuar lëkurën e lodhur. Hidraton në thellësi për të rimbushur lëkurën, ndërkohë përbërës aktiv të tjerë rikthejnë qëndrueshmërinë lëkurës.
Nje hidratues peshë-lehtë i formuluar për të konturuar, forcuar dhe për t’i dhënë lift lëkurës delikate rreth syve. Zona rreth syve mbetet me një rrezatim të shëndetshëm dhe hidratim të balancuar. Për efekt freskues mund të mbahet në frigorifer.
Ky locion fortifikues, ka veprim të dyfishtë, butësisht pastron lëkurën nga make-up i mbetur dhe papastërtitë e imta dhe përgatit lëkurën për produktet e tjera. Përmban acid laktik për të eksfoliuar butësisht lëkurën, gjalpi shea për zbutje dhe qetësim dhe acid hilauronik për mbushje, elasticitet dhe tonifikim.
SKINCODE Extra gentle skin resurfacing cream
Ky krem i butë risipërfaqësues përmban acide alfa hidroksi dhe vitamina. Butësisht ndihmon të rafinojë sipërfaqen e lëkurës që shfaq shenja të plakjes duke hequr qelizat e vdekura nga sipërfaqja dhe duke nxitur rigjenerimin qelizor.
SKINCODE Daily defense & recovery veil spf 30
Krem hidratues matifikues i lehtë, i formuluar me Kompleksin Ozon Mbrojtës, mbron lëkurën nga efektet dëmtuese të rrezatimit UV, ndotjes dhe radikaleve të lira duke vepruar si një vello mbrojtëse, ndërkohë hidraton lëkurën përgjatë gjithë ditës.
Skincode - Sos oil Control Clariyfying Wash
Clarifying wash është një pastrues i butë që zvogëlon daljen e akneve dhe nxit lëkurën të jetë më e pastër dhe e shëndetshme. Pasi aktivizohet me ujë, prodhon një shkumë të pasur që vepron me efikasitet për të pastruar poret nga papastertitë që i bllokojnë ato duke lënë lekurën e butë, të qartë dhe të rehatshme.
Ky krem hidratues i mëndafshtë & i lehtë thithet lehtesisht nga lëkura pa lënë pas ndjesi të yndyrshme. Përmban filtra UVA & UVB për të mbrojtur lëkurën e ndjeshme jo vetëm nga efekti djegës i diellit, por edhe dëmtimet e padukshme të shkaktuara nga rrezet UVA që shkaktojnë plakje të parakohshme. Përbërësit aktiv zbardhues ndihmojnë në zbehjen e njollave të moshës dhe pigmentimit, duke lënë lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur me një ngjyrë të njëtrajtshme
Ky krem zbardhues për konturin e syve ka kombinim potent përbërësish aktiv për të ndricuar, zbutur dhe detoksifikuar konturin rreth syve. Përmban Vitamin B3 dhe kompleks të derivuar nga bimë alpine për të ndihmuar në zbehjen e njollave të errëta dhe kompleks me alga jeshile i zgjedhur për veprimin ndaj rrathëve të errët.