Ky krem lluksoz, i pasur dhe i mëndafshtë për syrin stimulon sintezën e keramideve, rigjeneron lëkurën e lodhur, zbeh rrathët e errët dhe njëkohësisht zvogëlon ënjtjen rreth syve. Mbron lekurën nga irritues të ambientit që mund të përshpejtojnë shenjat e dukshme të plakjes dhe ndihmon lëkurën rreth syve që t’i rikthehet bukuria dhe rrezatimi natyrale
Ky trajtim intensiv rinues përmban 5-fishin e përqëndrimit të Kompleksit ekskluziv ACR G2 që ndodhet në produktet e kujdesit ditor të koleksionit Skincode Exclusive. Është një përforcues i fuqishëm i procesit të rigjenerimit qelizor i cili ngadalësohet me kalimin e viteve. Është ideal për një lëkurë të dehidratuar që tregon shenja të plakjes, pasi përmban një sërë përbërësish që hidratojnë, ushqejnë dhe mbrojnë nivelin e hidratimit duke lënë pas një lëkurë të rafinuar, rrezatuese dhe më rinore.
Ky toner menjëherë freskon lëkurën. Heq papastërtitë dhe mbetjet duke përgatitur lëkurën për të përfituar maksimalisht nga produktet e tjera që aplikohen.
Ky serum lluksoz dhe i mëndafshtë është një përzierje e fortë anti-oksiduesish, që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Stimulon, rigjeneron dhe qetëson lëkurën. Kur aplikohet, lëkura do ndihet e butë, e mëndafshtë dhe do duket jashtëzakonisht rrezatuese.