Testi i gjakut okult është një test i thjeshtë që shërben për të zbuluar edhe një sasi të vogël të gjakut në feçet (jashtëqitjet), që nuk është i dukshëm me sy të lirë, pra është i "fshehur". Ky test përdoret për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë (kolorektal) dhe pararendësve të tij, polipeve të zorrës, që shkaktojnë gjakderdhje. Testi i gjakut okult në feçe rekomandohet të kryhet 1 herë në vit tek personat mbi 50 vjeç, për parandalimin e kancerit kolorektal. Krahas tushesë rektale dhe kolonoskopisë, testi pozitiv i gjakut okult në feçe tregon për mundësinë e një kanceri kolorektal. Gjithashtu, ky test mund të kryhet edhe në rastet me gjakderdhje nga stomaku ose nga zorra, me origjina të tjera. 

Arsyet e shpeshta për kryerjen e testit për gjakun okult në feçe janë:  

  • Divertikuli i zorrës
  • Polipet e zorrës
  • Hemorroidet
  • Sëmundjet inflamatore të zorrës: Koliti ulçeroz, sëmundja Crohn
  • Kanceri kolorektal 
Product added to compare.