Formulë komplekse me vitamina, minerale, antioksidantë, baza bimor në formë pluhuri (lucernë, acerolë, majdanoz, lakrishtë, kaçë) dhe bioflavonoide në vetëm një tabletë në ditë.
Latest News & Offers
Subcategories
Janë 70 produkte.
Solgar – Vitaminë D3 e lëngshme 125mcg (5,000 IU)
Vitamina D mundëson një përthithje të mirë të kalciumit. Ajo ndihmon në mbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Gjithashtu mundëson një sistem imunitar të mirë. Vitamina D3 në këtë formulim ofrohet me një shije të këndshme portokalli në formë të lëngshme që të mund ta merrni çdo ditë.
Shëndeti i kockave dhe i kërceve janë të rëndësishme për mirëqenien afatgjatë. Jointace Rose Hip & MSM është zhvilluar nga ekspertët e Vitabiotics dhe ofron një kombinim unik të mineraleve, vitaminave dhe nutrientëve, ideale për ato që kanë një jetë aktive, që merren me sport ose janë në moshë të thyer.
Vitabiotics – Pregnacare Breast-Feeding
Pregnacare Breast-Feeding mbështet organizmin e nënës me sasi të balancuara mirë të vitaminave dhe mineraleve. Të gjithë përbërësit e përdorur janë në sasi që përputhen me studimet shkencore më të fundit dhe ideale për ushqimin me gji.
Pregnacare rekomandohet dhe përpara shtatzanisë në mënyrë që trupi të grumbullojë rezervat e nutrienteve të nevojshëm siç është dhe hekuri. Kjo gjë është e nevojshme për të përgatitur trupin për kërkesat e shtuara gjatë shtatzanisë.
Vitabiotics – Pregnacare Plus Omega-3
Pregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D plus kaspulat me Omega-3 që ofrojnë një burim të pasur të DHA i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi.
Jointace Sport ofron kombinim unik të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve ushqyese, ideale për ato që kanë një jetë aktive, në sport ose për moshat e thyera. Jointace Sport përmban përbërësit më të avancuar: Bromelain, enzimë e ekstraktuar nga ananasi, si dhe acid hialuronik natyral.
Menopace Max është suplementi më gjithëpërfshirës i gamës Menopace për mbështetje maksimale, e formuluar për tu marrë gjatë dhe pas menopauzës. Kjo formulë përfshin të gjithë përfitimet e Menopace Original me kalcium të shtuar, isoflavone të sojës, plus çaj jeshil dhe ekstrakt Tërfili të Kuq.
Immunace është një suplement ushqimor i specializuar për të ofruar një mbështetje të gjithanshme për një organizëm të shëndetshëm dhe vital si dhe për të ofruar nutrientë specifik për mbështetjen e funksioneve të sistemit imunitar. Formula e Immunace është zhviluar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë në studimet nutricionale.
Menopace Plus është një suplement i formuluar specifikisht për gratë gjatë dhe pas menopauzës që kërkojnë më shumë mbështetje. Menopace Plus ofron një formulë unike me një paketim dysh duke kombinuar tabletat Menopace Original me tableta me origjinë bimore.
Menopace Night është formulë unike kombinon benefitet e Menopace Original me mbështetjen shtesë të ekstrakteve të Kamomilit dhe Sumullbarit, 5-HTP plus isoflavone të Sojës nga ekstrakti i Sojës. Kjo formulë speciale është dizenjuar për tu marrë në darkë në vend të formulës së rregullt Menopace.
Vitabiotics – Ultra Vitamin D 1000 IU
Ultra Vitamin D siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit. Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.