Pregnacare Plus

Një mbështetje e madhe nutricionale për nënën dhe fëmijën

Pregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji, plus kaspulat me Omega-3 që ofrojnë një burim të pasur të DHA (acidi docosahexaenoic)  i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi.

Pregnacare Plus është formuluar për të ndihmuar nënat të mbajnë nivelet e nutrientëve në organizmin e tyre në nivelet e duhura pa vështirësinë apo konfuzionin rreth nutrientëve që duhet të marrin.

Pregnacare Plus ofron

28x tableta Pregnacare multi-nutricional me 400mcg acid folik

Tabletat Pregnacare përmbajnë një kombinim të kujdesshëm të 19 nutrientëve të rëndësishëm për nënën dhe fëmijën. Pregnacare është formuluar nga ekspertë në mënyrë të tillë që çdo përbërës të jetë në nivele të sigurta. Këtu përfshihen vitamina B12, plus vitaminën D dhe acidin folik që janë në nivelet e rekomanduara për zhvillimin e bebes gjatë shtatzanisë. Acidi folik gjatë shtatzanisë zvogëlon defiçiencat e folatit tek nënat mungesa e të cilit është faktor rrisku për difektet në zhvillimin e sistemit nervor tek fetusi.

28x kapsula Omega-3 me 300mg DHA

Kapsulat përmbajnë vaj peshku me cilësi të lartë i cili është një burim i pasur me acidet esenciale tejet të rëndësishme DHA dhe EPA. DHA është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzanisë pasi kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.

Një kapsulë e Pregnacare Omega-3 në ditë përmban 300 mg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët ndërkombëtarë për nënat shtatzana dhe gjatë periudhës të gji-dhënies, plus 60mg EPA.

Pregnacare Plus nuk përmban vaj peshku të ekstraktuar nga toni, peshkaqeni apo peshku shpatë pasi ai nuk rekomandohet për gratë shtatzana.

Vitamina D në shtatzani

Sipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10mcg vitaminë D gjatë shtatzanisë dhe gji-dhënies, që është ekzaktësisht sasia që gjendet në këtë produkt.

Vitamina E në shtatzani

Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Pregnacare përmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore që përthithet më mirë se forma sintetike.

Rëndësia e acideve yndyrore Omega-3

Të rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit nga organizmi të acidit yndyror esencial ALA (alpha linoleic acid), i pranishëm në vajrat vegjetal siç është vaji i linit por ky proçes është shumë jo efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës ka nevojë të marrë këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA.

Zhvillimi i trurit dhe i syve

DHA është acidi yndyror dominues në sistemin nervor pasi gjendet në muret qelizore në tru. Tek fetusi 60% e trurit është e përbërë nga yndyrnat ku 40% zë DHA. Ka një nevojë të rritur për DHA nga fetusi që i korrespondon një rritjeje në sasinë e DHA në tru gjatë muajve të fundit të shtatzanisë. Në lindje truri i bebes peshon sa 70% e peshës të trurit të një të rrituri dhe 15% e rritjes të trurit ndodh në vitet e para të jetës.

DHA është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. DHA gjendet në sasi dhe më të mëdha në retinë.

Udhëzime mbi përdorimin

Një tabletë në ditë (blisteri jeshil)

Një kapsulë në ditë (Blisteri rozë)

Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije tjetër të ftohtë me vaktin kryesor. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Duhet të merret vetëm me stomakun

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.