Fece Parazit

Lamblia është një ndër parazitët njëqelizorë (protozoarët) që parazitojnë në trupin e njeriut. Ky parazit shkakton sëmundje që prek kryesisht zorrët, por mund të shkaktojë edhe sëmundje të përgjithshme. Ky parazit paraziton në zorrët e holla, në rrugët e tëmthit dhe zorrën e trashë. 

Paraziti gjendet në formën vegjetative që është përgjegjëse për shumimin në organizmin e njeriut dhe në formën cistike, e cila është përgjegjëse për infektimin e mjedisit dhe transmetimin e këtij paraziti. Si burim infeksioni shërben njeriu i sëmurë ose bartës, kurse përhapja bëhet me rrugë fekalo-orale nëpërmjet faktorëve të ndryshëm si për shembull ushqimet e ndotura, uji i ndotur ose nëpërmjet ndotjes midis njerëzve (duart e palara) etj. 

Cistet e parazitit lamblia mund të jetojnë në ujë për disa javë dhe janë të qëndrueshëm ndaj klorifikimit të tij. Më shpesh njeriu gëlltit cistet, pasi këta janë më të qëndrueshëm në mjedisin e jashtëm. Cistet pasi kalojnë stomakun, shumëzohen dhe kalojnë në zorrët e holla, në rrugët e tëmthit e mund të arrijnë deri në mëlçi. Pra është një parazitozë e kudondodhur që prek veçanërisht fëmijët ndaj këshillohet ekzaminimi I fece parazit

Product added to compare.