Hepatit do të thotë inflamacion i mëlçisë. Mëlçia e mbron shëndetin tuaj në shumë mënyra. Ajo largon toksinat nga trupi dhe shndërron në energji lëndët ushqyese që merren nga ushqimi. Hepatiti B mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, duke përfshirë çikatrizimin e mëlçisë, insuficiencën e mëlçisë, kancerin e mëlçisë dhe vdekjen e parakohshme. Ka disa lloje të ndryshme hepatiti. Hepatiti B shkaktohet nga virusi i hepatitit B, i cili infekton dhe sulmon mëlçinë. Hepatiti B mund të parandalohet me anë të një vaksine të sigurt dhe mund të trajtohet për të ngadalësuar ose ndaluar dëmtimin e rëndë të mëlçisë. Personat që jetojnë me hepatit B mund të kenë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Product added to compare.