MEBHIDROLIN 

Marrja e Mebhldroline me ushqim dhe pije

Bari nuk duhet të merret me alkool sepse ai rrit efektet qetesuese të barit.

Shtatzania

Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar. Këshillohet mënjanimi i përdorimit të Mebhidroline gjatë shtatzanisë. Prandaj, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Mebhidroline gjatë shtatzanisë.

Ushqimi me gji

Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Mebhidroline gjatë ushqimit me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive

Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive derisa të shihni se si Mebhidroline ndikon tek ju. Mebhldroline mund ti ulë aftësitë e të sëmurëve për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri në saj të efekteve anësore që shoqërojnë administrimin e saj si : turbullim i të parit

Doza

* Të rriturit : 100 —300 mg, në ditë në doza të ndara;

* Fëmijët deri në 2 vjeç : 50— 100 mg në ditë

* Fëmijët 2 deri në 5 vjeç : 50— 150 mg në ditë;

* Mbi 10 vjeç dozat janë si për të rriturit.

Mos merrni Mebhidroline në qoftë se :

  • jeni i ndjeshem (allergjik) ndaj mebhidroline napadisilat ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Mebhidroline.
  • vuani nga ulçera e stomakut dhe e duodenit.
  • Vuani nga sëmundje inflamatore të aparatit gastrointestinal.

Në qoftë se keni marrë më shuntë Mebhidroline:

Në qoftë se keni marrë më shume Mebhidroline se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË Mebhidroline

Si të gjithë barnat e tjera, Mebhidroline mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze, ndonjeherë jo.

Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Efektet anësore që mund të shfaqen janë:

  • Dhembje koke;
  • Përgjumje;
  • Dëmtim psikomotorr;
  • Efekte antimuskarinike, si : mbajtje urine, tharje goje, turbullim i të parit dhe çrregullime gastrointestinale;
  • Nganjeherë mund të shfaqen ekzantema dhe reaksione fotosensibilizimi.

100 Artikuj

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)

in the same category

8 produkte të tjera në këtë kategori:

Reviews Reviews (0)

Based on 0 reviews - 0 1 2 3 4 0/5
Filter:
0 1 2 3 4 (0)
0 1 2 3 0 (0)
0 1 2 0 1 (0)
0 1 0 1 2 (0)
0 0 1 2 3 (0)
Product added to compare.